Vecchi nuk eshte me tranjer i Inter Primavera dhe Interi i ka kushtuar nje shkrim lamtumire shume te bukur ne faqen zyrtare. Ja cfare kane shkruar zikalterit:
Faleminderit per gjithcka Mister Vecchi!
Pas kater sezonesh te paharrueshem ne pankinen e Primaveres zikalter me 6 trofe te fituar, Stefano Vecchi perqafon keshtu nje sfide te re profesionale.
MILANO – Lidhja e tij me Interin ka qene gjithmone speciale: nisi shume vite me pare me hapat e pare te hedhura si futbollist i ri i akademise zikalter ku u rikthye me pas ne 2014 te drejtonte Primaveren.
Stefano Vecchi ka shkruar faqe te rendesishme te historise se futbollit te te rinjve duke e ngritur flamurin e Interit duke bere arritje rekordmeni. Ne kater sezone ne pankinen e Under 19 ka arritur te luaje 7 finale duke sjelle ne Milanon zikalter 6 trofe prestigjoz: nga Viareggio Cup e fituar ne 2015, duke kaluar me pas tek Primavera TIM Cup 2015-16, e me pas tek Scudetto 2016-2017, triumf ky i shoqeruar edhe me fitimin e Viareggio Cup numer 70 dhe te paren Supercoppa te fituar nga Primavera zikalter ne histori. Profesionist dhe pasion unik, gjithmone ne sherbim te klubit, ashtu si u tregua edhe ne dy ndeshjet qe drejtoi skuadren e pare ne 2016-2017.
E eshte pikerisht futbolli i te rriturve ku Stefano Vecchi ka vendosur te vazhdoje rrugetimin e tij duke u larguar pas viteve shume te bukura me ngjyrat zikalter e ai tashme do te drejtoje skuadren e Venezias!
Mister Vecchit i shkon nje falenderim special nga i gjithe klubi dhe nga tifozet e tij, por edhe nje pac fat e sinqerte per aventuren e tij re.
Kjo ka qene komunikata shume e bukur e Interit per tranjerin italian.
Nderkohe, sipas asaj qe thote FcInterNews.it, Stefano Vecchi ka firmosur me Venezian per tre vite me nje opsion per te katertin. Ai do te filloje pune ne daten 01 korrik 2018.
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…