Categories: SpecialeStatistika

11 Fantastiket e Kombetares Italiane: Me te fortet e te gjitha koherave! Natyrisht Interistet…

Boterori mbaroi per Italianet dhe tani pritet te nise nje cikel i ri per azurret. Formacioni i ri duhet te jete i guximshem, te kete talent dhe shpirt skuadre. Por nese tekniku i ardhshem Italian do te perdorte nje makine kohe, cili do te ishte formacioni perfekt i Italise i te gjitha koherave?

Kete gje e tregon William Hill duke perdorur Opta Stats, lideri boteror per statistikat e futbollit. E imagjinoni dot nje formacion me ne porte Zengen, ne mbrojtje Cannavaro, nje mesfushe me 37 vjecarin Pirlo e ne sulm Mazzolen dhe Gigi Riva? Do te ishin te pamposhtur…

Opta Stats keshtu ka mbledhur dhe perpunuar te gjithe te dhenat e paraqitjeve sportive te gjithe lojtareve qe kane luajtur me kombetaren Italiane qe nga Boterori 1966 deri ne 2010 dhe ka nxjerre 11 lojtaret me te mire rol per rol duke formuar keshtu Kombetaren Italiane perfekte.

Te pamposhturit:

Walter Zenga – Zero gola te pesuar ne 5 ndeshje te Boterorit nga 7 dhe me nje rekord pritjesh 92%, me shume se cdo portier tjeter Italian.

Paolo Maldini – Mban rekordin e minutazhit me te larte te ndeshjeve te luajtura neper kampionate boterore: 2.215 minuta ne total, me shume se cdo futbollist tjeter.

Fabio Cannavaro – 142 shpetime te zones ne ndeshjet e luajtura ne Boteror dhe rekord keshtu edhe per te. Askush nga Italianet me mire se ai.

Franco Baresi – Nje nga me te miret ne histori. Nuk ja vlen te shtosh gje tjeter per te.

Gaetano Scirea – Lojtari me me shume barriera ne curriculum, me shume se kushdo tjeter. 24 te tilla ne total.

Andrea Pirlo – I vetmi mesfushor i cili ka bere 508 pasa te sakta gjate nje boterori per Italine.

Roberto Donadoni – 47 dribilime te realizuara. Rekord azurr!

Sandro Mazzola – 33 raste te krijuara per shoket e skuadres, me shume se cdo Italian tjeter.

Paolo Rossi – 6 gola ne Boterorin e 1982, boteror i cili pa Italine te triumfoje ne fund dhe ai u shpall si golashenuesi me i mire.

Alessandro Altobelli – 5 gola te shenuar ne 9 gjuajtje gjate ndeshjeve ne Boteror: Raporti me i mire ndermjet golave te tentuar dhe te shenuar.

Keto pra ishin 11 fantastiket e Italise, ku ndermjet tyre 5 lojtare kane veshur fanellen zikalter minimumi 1 sezon, e 3 prej tyre jane shpallur legjenda te padiskutueshme te Interit: Zenga, Mazzola dhe Altobelli.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: altobelliItaliamazzolazenga

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

5 hours ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare ndodh me San Siron ne Europe? “Ne 13 ndeshjet e fundit ne Europe, jane fituar vetem…”

Ne vitet e fundit, shtysa e san Siros ka qene jo gjithmone nje ogur i mire per rezultatet e Interit…

5 hours ago
  • Uncategorized

Tuttosport i habit te gjithe: “Inzaghi mund te largohet nga Inter qe te merkuren: ja pse. Marotta ka…”.

Numrat jane te pameshirshem per Simone Inzaghin: kater humbje ne tete ndeshje kampionat dhe pese pike me pak se kampionati…

5 hours ago
  • Uncategorized

“Lukaku out, Lautaro pothuajse: Inzaghi gati te besoje te adoleshenti i Primaveres ndaj Barcelones?”

Ka nje shqetesim shume te madh ne shtepine Inter per demtimin muskular qe ka pesuar Lautaro Martinez pas ndeshjes me…

5 hours ago
  • Uncategorized

Bergomi tregohet shume i ashper: “Drejtuesit e Interit kete sezon kane bere nje gabim te pafalshem”.

Beppe Bergomi, direkt nga studiot e Sky Sport, ka analizuar momentin e Interit, direkt pas humbjes ndaj Romes pak dite…

5 hours ago