Categories: 110Inter

#110Inter – Antonio Angelillo, engjëlli me fytyrë djalli

Ka një rekord zikaltëri i cili ka kaluar thuajse 60 vjet histori në futbollin italian. Rekord i dëshiruar nga shumë lojtarë të cilët edhe i janë afruar shumë, por kurrë nuk e kanë thyer. Është rekordi i 33 golave në një kampionat me 18 skuadra nga Antonio Valentin Angelillo, “engjëlli me fytyrë djalli”, argjentinas nga lindja, i natyralizuar italian falë origjinës “Lucane” të gjyshit të tij. Kjo nofkë, e shpikur nga masazhatori i Albicelestëve në fund të një seance stërvitore të zhvilluar në baltë, tregon shumë, edhe pse jo gjithçka për atë çka ishte Angelillo.

Në fakt tregon për një djalë me një karakter të qetë, i cili kishte rritur pak mustaqe me anë të të cilave dukej sikur mbulonte moshën e tij të re, kur në moshën vetëm 20 vjeçare, në 1957, zbarkon në Milano pasi kishte mbërritur tek Interi nga Boca Juniors. Tregon për pasionin e tij të madh për futbollin, i cili nuk ka frikë të bëhet pis në baltë. Për çdo gjë tjetër, më së miri e tregon fusha e blertë. Gjatë sezonit të parë me Interin shënon 16 gola. Jo keq, sigurisht. Por do ishte sezoni pasardhës ai që do gdhendte emrin e tij me shkronja të mëdha në historinë e futbollit italian: 33 gola në 34 ndeshje, nga të cilat pesë në një ndeshje të vetme, kundër të sapoardhurve të SPAL. Një rekord që mund të ishte vetëm fillimi i një historie të mrekullueshme, por që në realitet, do i duhej të bënte llogaritë me ardhjen në stolin e Interit të Helenio Herreras.

“Il Mago-Magjistari”, i cili kishte një lidhje të dyfishtë me futbollin, shihte tek Angelillo një djalë paksa të hutuar nga “jeta e ëmbël” dhe dhe nga një jetë private goxha e zhurmshme. Lajmet rozë të periudhës ishin mbushur nga marrëdhënia e tij me balerinën e bukur Ilya Lopez, emri skenik i Attilia Tironi. Ndoshta performancat në fushën e blertë ishin në lartësinë e potencialit të tij, por ndoshta kjo ishte një çështje e egos: Milano ishte shumë qytet i vogël për të mbajtur njëkohësisht egon e sulmuesit dhe egon e madhe të magjistarit Herrera. Sulmuesi do të shitej dy vjet më vonë në Romë, por rrugët mes tij dhe Interit do të takoheshin sërish. Si vëzhgues i zikaltërve në Amerikën e Jugut, do të ishte pikërisht ai që do i dhuronte Interit një tjetër “ëngjëll me fytyrë djalli”, pikërisht Javier Zanettin.

Antonio Valentín Angelillo (Buenos Aires, 5 shtator 1937 – Siena, 5 janar 2018) ishte një futbollist dhe trajner i kombëtares argjentinase. Mbërriti tek Interi nga Boca Junior në vitin 1957. Me zikaltërit koleksionoi 127 paraqitje dhe shënoi 77 gola. Ai u shit tek Roma në vitin 1961. Luajti 11 ndeshje me fanellën argjentinase duke shënuar 11 gola si dhe luajti dy ndeshje me kombëtaren italiane duke shënuar një gol. Vdiq në moshën 80 vjeçare në Siena më 5 janar 2018.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterAngelillo

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

2 days ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

2 days ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago