Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

83 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Antonio Angelillo, engjëlli me fytyrë djalli

#110Inter – Antonio Angelillo, engjëlli me fytyrë djalli
Inter Club Staff

Ka një rekord zikaltëri i cili ka kaluar thuajse 60 vjet histori në futbollin italian. Rekord i dëshiruar nga shumë lojtarë të cilët edhe i janë afruar shumë, por kurrë nuk e kanë thyer. Është rekordi i 33 golave në një kampionat me 18 skuadra nga Antonio Valentin Angelillo, “engjëlli me fytyrë djalli”, argjentinas nga lindja, i natyralizuar italian falë origjinës “Lucane” të gjyshit të tij. Kjo nofkë, e shpikur nga masazhatori i Albicelestëve në fund të një seance stërvitore të zhvilluar në baltë, tregon shumë, edhe pse jo gjithçka për atë çka ishte Angelillo.

Në fakt tregon për një djalë me një karakter të qetë, i cili kishte rritur pak mustaqe me anë të të cilave dukej sikur mbulonte moshën e tij të re, kur në moshën vetëm 20 vjeçare, në 1957, zbarkon në Milano pasi kishte mbërritur tek Interi nga Boca Juniors. Tregon për pasionin e tij të madh për futbollin, i cili nuk ka frikë të bëhet pis në baltë. Për çdo gjë tjetër, më së miri e tregon fusha e blertë. Gjatë sezonit të parë me Interin shënon 16 gola. Jo keq, sigurisht. Por do ishte sezoni pasardhës ai që do gdhendte emrin e tij me shkronja të mëdha në historinë e futbollit italian: 33 gola në 34 ndeshje, nga të cilat pesë në një ndeshje të vetme, kundër të sapoardhurve të SPAL. Një rekord që mund të ishte vetëm fillimi i një historie të mrekullueshme, por që në realitet, do i duhej të bënte llogaritë me ardhjen në stolin e Interit të Helenio Herreras.

“Il Mago-Magjistari”, i cili kishte një lidhje të dyfishtë me futbollin, shihte tek Angelillo një djalë paksa të hutuar nga “jeta e ëmbël” dhe dhe nga një jetë private goxha e zhurmshme. Lajmet rozë të periudhës ishin mbushur nga marrëdhënia e tij me balerinën e bukur Ilya Lopez, emri skenik i Attilia Tironi. Ndoshta performancat në fushën e blertë ishin në lartësinë e potencialit të tij, por ndoshta kjo ishte një çështje e egos: Milano ishte shumë qytet i vogël për të mbajtur njëkohësisht egon e sulmuesit dhe egon e madhe të magjistarit Herrera. Sulmuesi do të shitej dy vjet më vonë në Romë, por rrugët mes tij dhe Interit do të takoheshin sërish. Si vëzhgues i zikaltërve në Amerikën e Jugut, do të ishte pikërisht ai që do i dhuronte Interit një tjetër “ëngjëll me fytyrë djalli”, pikërisht Javier Zanettin.

Antonio Valentín Angelillo (Buenos Aires, 5 shtator 1937 – Siena, 5 janar 2018) ishte një futbollist dhe trajner i kombëtares argjentinase. Mbërriti tek Interi nga Boca Junior në vitin 1957. Me zikaltërit koleksionoi 127 paraqitje dhe shënoi 77 gola. Ai u shit tek Roma në vitin 1961. Luajti 11 ndeshje me fanellën argjentinase duke shënuar 11 gola si dhe luajti dy ndeshje me kombëtaren italiane duke shënuar një gol. Vdiq në moshën 80 vjeçare në Siena më 5 janar 2018.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.