Categories: 110Inter

#110Inter – Bob Spottiswood

Kapele Bowler, buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe një curriculum që e paraqiste si një mesfushor shumë të mirë të Crystal Palace në të shkuarën. Kështu u shfaq Bob Spottiswood në Milano në vitin 1922. Ai ishte i pari trajner profesionist në historinë e Interit, praktikisht dhurata që presidenti i atëhershëm Francesco Mauro i bëri ekipit për tu rigjallëruar pas sezonit të tmerrshëm që sapo kishte kaluar. Ish-mesfushori anglez nuk fliste shumë mirë italisht. Lojtarët e tij e quanin “Mister”, një term i cili u shpik në atë kohë në Itali për të emërtuar trajnerët. Shumë shpejt, do të kuptohej se konfuzioni gjuhësor i Spottiswood do të pasqyronte dhe një konfuzion taktik në fushë, deri në atë pikë sa tifozët zikaltër i gjejnë një pseudonim të veçantë, rezultat i keq shqiptimit të mbiemrit të tij. Për të gjithë ai do të bëhej “Bob Pastisùn” (Bob Pastiçieri).

Qartësisht, shumë larg pritshmërive që kishte krijuar Presidenti; në përvojën e parë në stolin zikaltër, “Bob Pastisùn” vetëm sa do arrinte të mbante ekipin në Serinë A, duke e shpëtuar nga rënia. Tamam si tek filmi i mëvonshëm “Allenatore nel pallone”, por më shumë ngjante me aktorin Stan Laurel, ose Stelio siç e njohim, sesa me trajnerin në film, legjendarin Oranzo Cana. Sezoni i dytë i tij është më i mirë, dhe arrin të dalë në vendin e katërt, ndërsa në anën tjetër, pikërisht do të ishte një tjetër trajner anglez, William Garbutt, i cili do fitonte titullin e tetë në historinë e Genoas, pa humbur asnjë ndeshje. Për hir të së vërtetës, italishtja e tij filloi më pas të përmirësohej, e bashkë me të edhe ekipi filloi të kuptonte skemat taktike të tij, por për “Bob Pastisùn” ishte tepër vonë, madje edhe për të vënë në zbatim skemën 5-5-5. Në vend të tij do të mbërrijë Paolo Schleider.

Bob Spottiswood (Carlisle, Mbretëria e Bashkuar, 1887 – 1966, Bromley, Mbretëria e Bashkuar), ishte trajneri i parë profesionist në historinë e Interit. Në stolin zikaltër qëndroi nga viti 1922 deri më 1924, ku shpëtoi me vështirësi nga rënia në sezonin e parë dhe arriti në vendin e katërt në sezonin e dytë. U zëvëndësua në stolin e Interit nga Paolo Schleider.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterBob

Recent Posts

  • Uncategorized

MOVIOLA e Barcelona-Inter, Gazzetta nuk permbahet: “Po tani cfare do te thote Xavi? Inter dje e pesoi kur…”

La Gazzetta dello Sport diten e sotme i ka kushtuar nje vend te vecante edhe movioles se Barcelona-Inter. Ata kane…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Cambiasso: “E pate edhe ju ate qe pash une dje? Nderkohe duke qene se e njoh Handen, ju them se…”

Duke folur per mediat dhe per Sky Sport pas Barcelona-Inter, Esteban Cambiaso ka perdorur superlativa per ate qe ndodhi ne…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe heroi Gosens: “Cfare te them me shume? Ndihem me i lumturi ne bote. Me vjen keq vetem per…”

Direkt pas ndeshjes se djeshme qe perfundoi 3-3 per Interin, ka folur per mediat edhe Robin Gosens, nje nga heronjte…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inzaghi kishte pergatitur naten me te bukur si tranjer i Interit: “Ajo qe nuk dini eshte se ai ka levizur cdo…”

"Mos e keni mendjen te trofete. Ose me mire akoma: mos u limitoni vetem tek ato. Kjo sepse ne Camp…

1 hour ago
  • Uncategorized

Barca, Xavi mezi flet pas ndeshjes “Champions e pameshirshme per ne. Inter eshte nje skuader qe ste…”

Diten e djesjhme, direkt pas barazimit ne Champions League, kane folur praktikisht te gjithe protagonistet, pervec Xavit. Tranjerit te Barcelones…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh edhe nga Seedorf: “Barcelona ka nje kulture shume te shemtuar: ben mire te kete respekt per…”

Clarence Seedorf, direkt nga fusha e Camp Nou, ka prezantuar diten e djeshme per Prime Video ndeshjen Barcelona-Inter. Por ai…

3 hours ago