Categories: 110Inter

#110Inter – Finalja e madhe e Gianpiero Marinit

“Po, mund t’ja dalim”. Këto ishin fjalët e Giampiero Marinit disa ditë përpara ndeshjes së kthimit të finales së Kupës Uefa, ndaj Salzburgut. Ish trajneri i Primaverave, kishte zëvendësuar Osvaldo Bagnolin në pankinën zikaltër, për të mbyllur sezonin 1993-1994. Një sezon deri atëhere shumë i komplikuar, i cili u mbyll në vendin e 13 në Kampionat por shumë pranë ekipeve të fundit të renditjes. Por ishte akoma Europa, Interi akoma mund të ngrinte një trofe europian. Më shumë se për skemat, lojtarët kanë nevojë për motivime: koha në dispozicion është shumë e shkurtër dhe rreziku ishte edhe më i madh. Mbase kjo ishte arsyeja që presidentit Pellegrini, Marini ju duk personi i duhur.

Si lojtar, ka veshur fanellën zikaltër për pothuajse 11 vjet, nga1975 deri në 1986. Ka fituar një Scudetto e dy Kupa Italie, si dhe fitoi ekipin kombëtar në moshën 30 vjeçare duke u bërë kampion bote në vitin 1982. Si një mediano i mirë, ai është mësuar të luftojëe, të mos lëshojë pe për asgjë, të luftojë për çdo top. I mjaftonte vetëm një shikim drejt lojtarëve të tij për të kuptuar se ajo që duhet të shikonin ishin ato sytë e tigrit që nuk i mungonin kurrë. Erdhi kështu dita e finales. San Siro vlon nga entuziazmi. Tetëdhjetë mijë tifozët zikaltër janë gati të lënë pas krahëve një sezon shumë të dhimbshëm. Interi duhet të mbrojë 1-0 e Vjenës, por në fakt bën më shumë: fiton me të njëjtin rezultat të ndeshjes së parë. Kupa e Uefa është e zikaltërve. “Po, më mjafton një shikim që unë të kuptoj se çfarë do të bëjnë”. Fundin e lumtur,
Marini e kishte parë në sytë e djemve të tij.

Gianpiero Marini (Lodi, 25 shkurt 1951) ishte futbollist dhe trajner i Interit. Si lojtar, ai ka mbuluar rolin e mesfushorit, duke koleksionuar 375 paraqitjet me zikaltërit dhe duke shënuar 13 gola nga 1975 deri në 1986, duke fituar 1 Scudetto dhe 2 Kupa Italie. Ai drejtoi Primaverat e Interit nga 1987 deri në 1991 dhe përfundoi në stolin e ekipit të parë në sezonin 1993-1994 duke fituar Kupën Uefa. U bë Kampion i Botës në 1982 me kombëtaren italiane, me të cilën, ka koleksionuar 20 paraqitje.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterMarini

Recent Posts

  • Uncategorized

E PABESUESHME – Publikohen pamjet: goli i 3-3 nga Fiorentina ishte faull nga Jovic! “Video tregon serbin qe…”

Ndeshja e sotme ndaj Fiorentines e sapo fituar nga Inter me rezultatin 3-4 ne fushen e ketyre te fundit eshte…

25 mins ago
  • Uncategorized

NOTAT E NDESHJES – “Cfare note e pabesueshme per Lautaro Martinez! Nderkohe, Correa merr vetem nje…”

Inter sapo ka fituar nje ndeshje tjeter te cmendur, ne frymen e fundit, ne fushen e Fiorentines me rezultatin 3-4.…

33 mins ago
  • Uncategorized

Fiorentina, shperthen tranjeri Italiano: “Skandal i madh ajo qe ndodhi sot. Si ka mundesi qe arbitri nuk…”

Direkt pas ndeshjes ne Artemio Franchi, per Fiorentinen ka folur edhe Vincenzo Italiano, i cili eshte ndalur per DAZN. Keto…

1 hour ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse nuk e festova golin e 3-4: e kam pesuar njehere. Correa eshte nje…”

Menjehere pas ndeshjes, per mediat eshte ndalur edhe Simone Inzaghi, i cili ka folur per Sky Sport dhe per DAZN.…

1 hour ago
  • Uncategorized

INTER, SHPERTHEN EDHE LUKAKAKU: “Ec ****, vazhdojme. Ishte gjeja me e drejte ne bote te…”

Inter sa po ka fituar nje ndeshje teper te cmendur ne Artemio Franchi, Firenze, me rezultatin 3-4 pak me pare.…

1 hour ago
  • Uncategorized

INTER, I PARI FLET HEROI MKHYITARYAN: “Nuk me intereson fare goli, doja tre piket. Por kujdes: Inter nuk…”

Match winner Henrikh Mkhitaryan eshte njeriu i ndeshjes sot, sepse me golin e tij i dha Interit tre pike te…

2 hours ago