Categories: 110Inter

#110Inter – Lideri i lindur

Në 11 shtator 2004, në Bentegodi në Verona kishte një interes shumë të madh për ndeshjen e parë të Interit në kampionat, ndaj Chievos. Në verë kishte mbërritur një trajner i ri, pikërisht Roberto Mancini, si dhe ishin afruar lojtarë me peshë si Sinisa Mihajloviç, Juan Sebastian Veron apo Edgar Davids. Në hijen e këtyre, kaloi gati si pa u vënë re debutimi i një mesfushori të ri argjentinas, i cili kishte ardhur pa shumë bujë e me parametra zero: emri i tij ishte Esteban Cambiasso, ndërsa në vendin e tij e thërrisnin “El Cuchu” sepse ai është i hollë dhe bjond, si një personazh i filmave të animuar që quhej “Cuchuflito”. Në të njëjtin stadium, pikërisht në Bentegodi, dhjetë vjet më vonë, do të luante ndeshjen e tij të fundit me zikaltërit, pas një karriere të mbushur me trofe dhe me shumë histori fantastike për të treguar.

Cambiasso shumë shpejt do fitonte një fanellë titullari, për të mos e lëshuar më; trajnerë dhe lojtarë vijnë e ikin por ai qëndron gjithmonë atje, në mes të fushës, duke luftuar për çdo top. Një inteligjencë e mrekullueshme taktike, kurajo tipike e mesfushorëve të Amerikës Latine dhe
një “e majtë” që duket si një telekomandë për saktësinë e saj, janë armët me të cilat ai drejton mesfushën e Interit për mëse një dekadë. Përveç karizmës së liderit, të cilën mesa duket e kishte të lindur e që prej së cilës, rezultonte të ishte shpesh kapiteni de facto dhe trajnerit në fushën e lojës: me kalimin e viteve, “Cuchu” bëhet shtylla e ekipit që dominon kampionatin italian dhe e merr për dore ekipin duke e çuar në piedestalin e Europës dhe Botës. Protagonist në të gjitha sukseset e zikaltërve, gjithnjë duke diktuar dhe kontrolluar lojën e ekipit, fillimisht duke nisur aksionet nga këmbët e tij, e më pas duke vrapuar për të mbuluar çdo boshllëk, në një sinkronizim perfekt të këtyre të dyjave. E për më tepër ka shënuar edhe gola, shpesh mjaft të rëndësishëm. E majta e tij vendosi edhe sfidën e parë ndaj Chelseat në një të tetat e Champions League, hapi i parë drejt fitores së madhe të vitit 2010.

Kur do ngrihej Kupa në natën e Madridit, Cambiasso nuk veshi fanellën e tij të zakonshme me numrin 19, por një fanellë historike: pikërisht atë me numër 3 që i i përkiste Giacinto Facchettit dhe që ishte tërhequr nga klubi. Është mënyra e tij për të festuar triumfet: kështu “Cuchu” vë në dukje faktin që është i lidhur në mënyrë të pandashme me familjen e madhe zikaltër, duke nderuar dhe duke i ndarë triumfet me kampionët e historisë zikaltër. Në atë histori, tani, ka edhe një vend nderi për të.

“Kam filluar të vesh fanellën e Fachettit kur kemi fituar Scudetton e parë, atë që ai e priste me padurim, ndaj doja që tja dedikoja. Më pas në momentin më të bukur të historisë, djali i Giacintos ma dha përsëri, për tja treguar gjithë Bernabeut.”

Esteban Cambiasso (Buenos Aires, 19 agosto 1980) vjen tek Inter me parametra zero nga Real Madrid në 2004. Në dhjetë sezone, koleksionon 431 ndeshje dhe shënon 51 gola, duke fituar 5 kampionate, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Botëror për Klube. Në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Juniors Argentinos, Independiente, River Plate, Leicester dhe Olympiakos. Me kombëtaren argjentinase ka koleksionuar 52 paraqitje e ka shënuar 5 gola, duke marrë pjesë dhe në Botërorin e vitit 2006.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Intercambiasso

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

2 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

2 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

3 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

3 hours ago