Categories: 110Inter

#110Inter – O Fenomeno!

Më 25 korrik 1997 nuk luhej asnjë ndeshje, por qindra tifozë zikaltër pushtuan qëndrën e Milanos. Në ballkonin e zyrave të Interit do të shfaqej një sulmues brazilian, i cili sapo ishte blerë nga Barcelona për 51 miliardë lireta. E quanin “Fenomeni” dhe nuk e ekzagjeronin aspak; Luis Nazario da Lima, ishte në atë moment lojtari më i mirë në Botë. Impakti i tij në Serinë A, ishte në të njëjtën linjë me pseudonimin që mbante, fenomenal.

Dukej tamam sikur në kampionatin italian kishte zbarkuar një jashtokësor, i aftë për të ndezur ndeshjet dhe për ti çuar në një ritëm të papërballueshëm nga kundërshtarët e tij. San Siro u dashurua shumë shpejt me veprimet që bënte në fushë të cilat shkonin në kufirin e surreales, me galopimet e tij me topin ngjitur pas këmbëve dhe me driblimet e tij të mahnitshme. Sa herë që Ronaldo prekte topin, publiku psherëtinte i mrekulluar e shpërthente në festë pas çdo goli të tij. Curva Nord këndonte “Fenomenin e kemi ne” dhe Ronie, në janar të vitit 1998, ngre përpara publikut zikaltër Topin e tij të Artë. Edhe avokati Peppino Prisco, që në jetën e tij ka parë shumë yje futbolli, do të shprehej i mahnitur:

“U kërkoj falje prindërve të mi, por në mes të fotos së atyre të dyve, do mbaj gjithmonë foton e Ronaldos”.

Duke pasur parasysh popullaritetin e tij, Ronie me shumë lehtësi mund të kandidonte në zgjedhjet administrative të Milanos dhe dikush thoshte me të qeshur nën zë, se edhe mund ti fitonte. Të shikoje Ronin të luante, ishte një spektakël më vete, dhe gati gati jo vetëm për tifozët e Interit, sepse ndodhte shpesh që në stadium të shihje mjaft tifozë milanistë kur luante Interi. Kupa Uefa e vitit 1998, ishte momenti kur bota u bind edhe më shumë, se kush ishte pa dyshim lojtari më i mirë në qarkullim. Dëmtimet e rënda, një Scudetto i humbur në javën e fundit, vazhdimi i karrierës me fanella të ekipeve të tjera; asgjë nuk do arrijë të shuajë emocionet e atyre 5 viteve kur ndiheshim të gjithë si ata fëmijët që e përqafonin të lumturuar në atë ndeshje miqësore ndaj Manchester United, në paraqitjen e parë me fanellën zikaltër.

Ronaldo Luís Nazario de Lima (Rio de Janeiro, 18 shtator 1976) erdhi tek Inter nga Barcelona në vitin 1997, ku zikaltërit paguan klauzolën e prishjes së kontratës së tij prej 51 miliardë liretash. Ai luajti për 5 sezone me Interin, duke koleksionuar në total 99 paraqitje dhe duke shënuar 59 gola, ndërkohë që për disa ndeshje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Fitoi Kupën Uefa në vitin 1998 madje duke shënuar dhe golin final të 3-0. Ai gjithashtu ka veshur në karrierën e tij, fanellat e Cruzeiro, Psv Eindhoven, Real Madrid, Milan dhe Korinthias.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ai fitoi 2 Topa të Artë në vitet 1997 dhe 2002, ai dhe 2 Kampionate Botërore me Brazilin (1994 dhe 2002). Me kombëtaren braziliane ka koleksionuar 98 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Interronaldo

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

2 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

2 hours ago