Categories: 110Inter

#110Inter – Ruben Sosa, për një grusht golash

Mbërritja e Ruben Sosës tek Interi ishte praktikisht një bast. Pikërisht basti mes lojtarit uruguajan dhe presidentit Ernesto Pellegrini. Sulmuesi mengjerash që kishte një gjuajtje shumë të rrezikshme dhe një shpejtësi të admirueshme i bën një propozim numrit një zikaltër, duke i lënë në dorë që ta vendoste ai shifrën e pagës së tij, nëse sulmuesi shënonte më pak se 20 gola atë sezon. Një sfidë personale por më shumë një bast, duke pasur parasysh se Ruben e kishte zgjedhur kampionatin italian pikërisht sepse, sipas tij, ishte kampionati më i vështirë për të shënuar. Kështu, pasi kishte veshur fanellën e Lazios, ai mbërriti tek Interi në vitin 1992.

Për tifozët zikaltër, ai u bë shumë shpejt idhull. Ndër armët më vdekjeprurëse të sulmuesit ishin goditjet e dënimit. Ato kishin një trajektore të paparashikueshme dhe gati gjithmonë ishin të pakapshme për portierët, të cilëve, këmbët e majtë e Sosës filloi tju bëhej një makth i vërtetë. Për shembull portierit Luca Bucci, në një Inter-Parma të sezonit 1993-94, do i duhej të nxirrte topin plot tre herë nga fundi i rrjetës. Ai do të ndëshkohej të treja herët nga Sosa, i cili fillimisht shënoi me një goditje me kokë dhe më pas shpërtheu magjishëm me dy goditje dënimi mjeshtërore që e gjetën fundin në trekëndëshin e të dyja portave të San Siros, duke vulosur rezultatin final 3-2 në favor të zikaltërve.

Edhe pse, kujtimi më i bukur me Interin është ndoshta fitorja e Kupës Uefa në 1994, në finale kundër Salzburgut. Një vit pas atij triumfi, transferohet tek Borussia Dortmund, pas 104 paraqitjeve dhe 50 golave me zikaltërit, 22 prej të cilave në sezonin e parë. Aq sa mjaftonin për të fituar bastin me Presidentin Pellegrini.

Rubén Sosa Ardaiz (Montevideo, 25 prill 1966) ishte sulmues i Interit që prej vitit 1992, kur u ble nga Lazio, e deri në vitin 1995. Me fanellën zikaltër koleksionoi 104 paraqitje duke shënuar 50 gola. Fitoi Kupën Uefa në vitin 1994, në finalen ndaj Salzburgut. Në vitin 1995 u transferua në Gjermani tek Borussia Dortmund. Me kombëtaren Uruguajane ka luajtur 46 ndeshje duke shënuar 19 gola dhe duke fituar 2 Copa America, në vitin 1987 në Argjentinë dhe në 1995 në shtëpinë e tij, në Uruguaj.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110InterSosa

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago