Categories: Ne plan te pare

Spalletti: “Nese do te kthehesha pas, do ti thoja perseri ‘po’ Interit. Po punoj per te…”

Dje, pas stervitjes se dyte te dites ne Appiano Gentile, Luciano Spalletti ka ndaluar je gjysem ore dhe ka folur me gazetaret e Corriere dello Sport, duke dhene nje interviste ne te cilen nuk ka dribluar asnje pyetje per sa i perket Interit por edhe te kaluares se tij tek Roma dhe duke kaluar tek e ardhmja.

Ja disa nga fjalet me interesante te thena nga tekniku interist:”

Spalletti, pas shtate muajsh ne Pinetina, sa Interist ndihesh dhe cfare do te thote per ty te jesh Interist?

“Parakampionati shume i mire dhe fillimi super i sezonit me dhane mundesi te provoja menjehere entuziazmin e tifozeve, nje ngrohtesi qe me tronditi dhe qe me veshi zikalter qe nga koka e tek kembet. Pastaj mbase kjo periudhe veshtiresiue po e ben lidhjen time me kete skuader akoma me te forte. Te shikoj tifoze qe vuajne dhe qe jane te shqetesuar per rezultatet eshte dicka qe me ben te ndihem keq por ne te njejten kohe me karikon sepse une mbi te gjitha e dua te miren e kesaj skuadre.”

Nese do te kishte mundesi te ktheheshe ne qershorin e kaluar, do i thoje perseri ‘po’, Interit?

“Do te pergjigjesha me nje ‘po’ akoma me te bindur. Nje ‘po’ me ‘P’ te madhe. Por mbi te gjitha do te isha i vetdijshem per detyren qe do te me priste. Ne keto shtate muaj kam pasur mundesi ti shikoj gjerat nga brenda dhe si pasoje te kuptoj me mire shume situata. Mund te them qe eshte fiks si te rikostruktosh nje shtepi: behet nje analize, nje sere punesh duke u bazuar tek eksperienca, por vetem gjate punes ne vazhdim mund te shikosh me kujdes se cilat jane nderhyrjet qe duhet te besh.”

Nese do te ishit nje gazetar, cfare note do i jepnit Spallettit deri me tani?

“Mund te konsideroja nje pjese te pare te kampionatit per noten 9 dhe pjesen e mbetur me noten 4, por komenti do te ishte per te dyja periudhat: kam dhene gjithcka cfare kisha nga vetja cdo dite.”

Cfare note do i jepje vetes nese do kapje Champions League ne fund? Dhe nese nuk do e arrije?

“Ne rast se do e arrija, do e vleresoja veten me noten 10, maksimumin. Nese nuk do ja dilja, per te vene nje vote do me duhet te shikoja se kush eshte renditur me lart dhe se si shkoi puna deri aty.”

Cila eshte veshtiresia me e madhe qe ke hasur qe prej kohes kur ke ardhur tek Interi?

“Veshtiresite me te medha lindin nga krahasimet e vazhdueshme me te kaluaren. Keto krahahsime na bejne te mendojme se nuk mund te bejme asgje ndonjehere per te kaluar ‘stuhine’. Por nderkohe ne kemi nevoje per reaksione te forta dhe te menjehershme.”

Cfare mund te jape Rafinha tek Interi?

“Ai nderkohe i quan ‘vellezer’ te gjithe shoket e skuadres dhe qe ketu eshte nje shembull per tu ndjekur. Sidomos kur i pason topin atyre qe i konsideron si vellezerit e vet. Kualitetet ne pasimet e tij jane treguesi kryesor se sa i afte eshte ai te permiresoje kete Inter.”

Real Madrid, PSG dhe United, te gjitha po e ndjekin Icardin. Jepi nje keshille Mauros: perse duhet te qendroje tek Interi edhe vitin e ardhshem por edhe ne te ardhmen?

“Sepse bluza me viza i shkon me shume se ato qe jane nje ngjyre e vetme. E pastaj, duke e njohur nga afer, eshte karakteri i personit qe ben diferencen: ai nuk eshte nje nga ata qe dashuron te ndryshoje pa… lene shenje ne nivel skuadre.”

Perse Perisic ka pasur kete renie rendimenti pas 15 ndeshjeve te para super?

“Per Ivan tani vlen e njejta gje si per mesfushoret: renia ka te beje me veshtiresite ne total ne javet e fundit per gjithe skuadren. Pastaj eshte e dukshme qe kur flet per lojtare qe mund te bejne diferencen, situata e Perisic mund te duket pak me evidente.”

Nese Federata mendon se Spalletti eshte i duhuri per pankinen e Italise, cfare do i pergjigjeshe?

“Qe e ardhmja ime eshte e lidhur me ate qe po perjetoj ne kete moment: vetem me skuadren qe po drejtoj. E veshtire te kapesh objektivat qe i ke vene vetes nese nuk je brenda te ardhmes tende. Keshtu qe e ardhmja ime ne kete moment eshte te dergoj Interin ne Champions League.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: corriere dello sportspalletti

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago