Categories: FokusMerkatoNe plan te pare

Agjenti Berardi: “Marrëveshja shumë e qartë në mes të Sassulos dhe Juves, por Interi është i fortë. Marotta thotë jo? Ja situata”

Inter, Sassuolo dhe Juventus: tri mundësi për të ardhmen e Domenico Berardit. Një situatë gjithmonë e më e nxehtë. Për t’i qartësuar fjalët e Marottas (“Lojtari nuk do të shkoj tek Inter”), FcInterNews ka intervistuar Simone Seghedonin, agjentin e talentit italian.


Pas refuzimit të Juventusit qëndron dëshira e lojtarit për të shkuar tek Inter?

“Situata është shumë e qartë: në mes të Juventusit dhe Sassuolos ka një marrëveshje, në bazë të së cilës lojtari do të qëndroj edhe një vit në Reggio Emilia sepse dëshiron të luajë në Europa League. Interi ëshë një lajm i orëve të fundit, kemi një ofertë të rëndësishme dhe shoqëria do ta vlerësojë”.

Për cfarë arsye Giuseppe Marotta, i ka dhënë ato deklarata?
“Nuk e di, mendoj se është një vlerësim personal. Unë i respektoj mendimet e të tjerëve por duhet ta presim Domenicon. Vendimi nuk do të jetë i imi por i lojtarit”.

Interi do të ishte sigurisht një destinacion i mirëseardhur.
“Besimi i djaloshit është zikaltër, por kjo nuk hyn në rrugën e tij si lojtar. Ai është një profesionist dhe me Sassuolon ka shpërthyer. Mbështetja nuk është e rëndësishme, por projekti teknik”.

Kur do ta shohim fundin?
“Së shpejti. Në ditët e ardhshme do ta vlerësojme ofertën në detaje”.

Ka skuadra të tjera të interesuara për lojtarin?
“Një pyetje për Sassuolon, por sigurisht që nuk mungojnë klubet që e duan lojtarin. Interesimet kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbesin”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Domenico Berardimerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Argjentina, fjale teper te veshtira nga Lautaro Martinez: “Nuk ndihem aspak mire. E di shume mire qe…”

Eshte Lautaro Martinez lojtari i pare i Argjentines qe ka pasur guximin te dale perpara mediave per te folur per…

10 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, Roberto Mancini i sigurt: “Ja kush eshte kundershtari me i frikshem per Napolin: mund te jene…”

Diten e sotme per mediat ka folur edhe Roberto Mancini, i cili ka dhene mendimin e tij per Serie A…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi mund te dale kunder drejtuesve ne merkaton e dimrit? “Tranjeri nuk eshte dakord me…”

A mund te kete nje perplasje per sa i perket merkatos ndermjet drejtuesve zikalter dhe tranjerit Simone Inzaghi kete dimer?…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, lufte e ashper me Napolin dhe Romen per lojtarin qe ne vere vlente vetem 5 milione euro? “Tani kushton…”

La Gazzetta dello Sport diten e sotme flet per nje tjeter lojtar nga Serie A qe ka shperthyer gjate ketij…

15 hours ago
  • Uncategorized

Alfredo Pedulla zbulon: “Inter ka vetem 15% mundesi qe ta marre kete lojtar ne merkaton e janarit”.

Marcus Thuram eshte ne qender te merkatos se Interit dhe tashme te gjitha mediat ne Itali po flasin per emrin…

15 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian i bindur: “Ky Boteror ne Katar mund te sjelle nje lajm te arte per Interin”.

Duke folur per mikrofonat e Sky Sport, Stefano De Grandis, gazetar i njohur italian, ka folur per Boterorin ne Katar dhe…

15 hours ago