Ne mikrofonat e Calcionews24.com, ka folur Marcelo Ferreyra, agjenti i Fredy Guarin, i cili ka prekur temen e se ardhmes se lojtarit te tij, i cili mund te rinovoje shum shpejt kontraten me zikalterit:
Sot eshte bere takimi i merkatos tek zyrat e Interit dhe ka qene i pranishem pronari i ri. Mendoni se eshte folur edhe per Guarin?
“Une jam ne Argjentine, por kam folur me Brancen ne Itali dy jave me pare. Tani duhet te presim direktivat e Thohir. Po presim lajme te reja.”
Ju deshironi tja rinovoni kontraten Guarin?
“Ne kemi nje premtim nga klubi per rinovimin, Fredy deshiron te qendroje tek Interi. Duhet te shohim edhe qellimet qe ka Interi.”
Per lojtarin qe ju perfaqsoni a jane interesuar klube nga Premier dhe Napoli?
“As une, as Fredy nuk po kerkojme skuadra per tu transferuar. Ne kete moment nuk e di nese Interi ka pasur kontakte me ekipe te tjera. As ne nuk kemi pasur.”
Ne merkato permenden shume emra mesfushoresh, a eshte nje problem ky per Guarin?
“Nuk e di cfare projekti ka Interi per Fredyn, por ne deshirojme te rinovojme dhe kete gje ata e dine. Deshiron te fitoje gjithcka me Interin.”
Raporti me Mazzarrin eshte i mire?
“Ai eshte shume i lumtur, po kerkon qe te kuptoje mekanizmat e tranjerit te ri qe te luaje sa me mire. Une besoj se Fredy po jeton nje moment te mire ne forme, shpresoj qe Mazzarri ta mendoje njesoj si une per te.”
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…