Categories: FokusNe plan te pare

Agjenti i Lautaros: “Me thene te drejten po luan me pak nga sa menduam. Ai me Interin…”

Lautaro Martinez deshiron te udheheqe Inter-in. Sulmuesi argjentinas eshte i bindur qe mund te beje shume mire me bluzen zikalter dhe te fitoje me shume minuta nga ana e Luciano Spalletti-t. Per kete dhe te tjera ka folur ne FcInterNews, ne ekskluzive, Beto Yaque, agjenti i lojtarit.

Mund te pretendoni se Lautaro ka luajtur mire, por pak minuta?
“Po, eshte e vertete. Ne e dime qe jane disa etapa qe duhen kaluar dhe Martinez eshte vetem 21 vjec. Por kur eshte aktivizuar ne ndeshje ka demonstruar qe eshte ne gjendje te luaje ne nje skuader te rendesishme dhe me lojtare te shkelqyer si ata te Inter-it. Ka pasur shume ndeshje, ku sipas mendimit tim, duhej aktivizuar, por nuk ka gjetur minuta. Dhe kjo eshte nje mekat, sepse nuk shfrytezohet nje lojtare me kualitete te tilla”.

Ekzistojne mundesite qe mund te transferohet ne huazim?
“Absolutisht jo. Kjo eshte nje mundesi qe kane manifestuar drejtuesit e Racing, por eshte e pamundur. Lautaro gjendet ne nje shoqeri gjigante si Inter-i dhe deshiron te qendroje. Edhe pse per momentin nuk po luan, besojme dhe shpresojme te kete me shume vazhdimesi”.

Eshte i bindur 100% qe do qendroje tek Inter?
Po, mese e qarte. Eshte i lumtur me zikaltrit, Nuk do te largohet. Me pas, sipas meje, po flasim per nje lojtar te madh, dhe jo per nje bast. Shoket e tij te skuadres jane te forte, por ai tashme e ka treguar se mund te jete i rendesishem per kauzen e Beneamata-s. E perseris, eshte e veshtire qe te shikosh nje si ai, me karakteristikat e tij, ne pankine. Po i referohemi nje lojtari qe eshte titullar ne kombetaren argjentinase. Une flas shume me Lautaro-n, po flasim per nje profesionist te pergatitur, qe pret rastin e tij”.

Jeni ne dijeni nese ka folur me Spalletti-n mbi kete ceshtje?
“Nuk besoj. Trajneri vjen nga nje seri pozitive rezultatesh, duke perjashtuar ndeshjen ne Bergamo, dhe mbi kete nuk mund te shtojme asgje. Me pas ne nivel personal mendoj se eshte normale qe Lautaro kerkon te luaje me shume. Si cdo djalosh 21 vjecar. Te gjithe ne e dime qe po luan pak, mbase me pak sesa ai vete mendonte”.

Per me teper po flitet per kontakte per rinovimin e kontrates.
Per te thene te verteten, asnje nuk na ka kontaktuar per te folur per nje teme te tille. Por Inter-i e di qe nga ana jone jemi ne dispozicion maksimal per te bere nje gje te tille. Duhet qe ta na kontaktojne, do te ulemi qe te flasim per nje tematike te tille”.

Nga Interi tek Argjentina. Icardi dhe Lautaro mund te luajne sebashku?
Sigurisht. Dhe pa ndonje problem. Nuk kam dyshime mbi kete. Por eshte e qarte qe varet nga vendimet e trajnerit, qe duhen respektuar”.

Cfare ju thote Lautaro per Milano-n?
“Qe eshte nje qytet ku gjendet shume mire. Tifozet e mbeshtesin dhe ai e ndjen afrimitetin me ta. Eshte e bukur kur shikon se i duan te miren pavaresisht se ka luajtur pak”.

Le te themi qe ceshtja e aktivizimit te paket te tij kthehet dhe rikthehet…
“Ne jemi mesuar. Por te presim dhe te shpresojme qe shume shpejt te kete mundesi me te medha”.

Pra, ne menyre definitive, nuk duhet te diskutohet me hipoteza mbi nje transferimin ne huazim.
“Po, eshte shume mire tek Interi dhe per momentin nuk do te levize. Shpreson vetem, si te gjithe futbollistet, te luaje me shume”.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, legjenda Moratti nuk permbahet: “Lukaku, futje shume e madhe. Si ka mundesi qe asnje…”

Legjenda e Interit dhe ish-presidenti i saj, Massimo Moratti, eshte rikthyer te flase per aktualitetin e Interit ne emisionin e…

13 hours ago
  • Uncategorized

Tranjeri i Belgjikes zbulon: “Doni te dini te reja per Romelu Lukaku? Ju them me sinqeritet se ai nuk…”

Duke folur nje dite perpara ndeshjes kunder Marokut, Roberto Martinez, tranjeri i Belgjikes eshte ndalur edhe te gjendja e Romelu…

19 hours ago
  • Uncategorized

Ish-lojtari i Kombetares italiane: “Kampionatin e fiton Juventusi: me e forte se Inter dhe Napoli. Ata do…”

Duke folur per La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i kombetares Italiane, Federico Bernardeschi, ka thene disa fjale qe po komentohen shume…

19 hours ago
  • Uncategorized

“Me Arabine nuk ishte ndeshje per Lautaron”. Lautaro i kthen pergjigje Agueros: “Ne radhe te pare, ai ka…”

"Kunder Arabise Saudite nuk ka qene ndeshja e duhur per Lautaro Martinez". Keto kane qene fjalet e Kun Aguero pak…

19 hours ago
  • Uncategorized

Sa te vertete jane zerat per Cristiano Ronaldon tek Inter? Biasin zbulon gjithcka: “Ja si qendrojne vertete gjerat”.

Nder temat e perfolura me shume keto dite, eshte edhe ajo e Cristiano Ronaldos, qe eshte pa skuader pas prishjes…

20 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian shume i ashper me Gosens: “Nese do te isha ne vend te gjermanit, me vrap do te kisha…”

I intervistuar nga Tuttomercatoweb.com, Franco Vanni, gazetar shume prane Interit, ka folur per disa tema per kampin e Interit. Keto kane…

20 hours ago