Categories: Ne plan te pare

Agjenti i Politanos: “Ja si qendrojne punet me Interin dhe Sassuolon. A do te blihet ne fund te sezonit? Sipas paktit, po.”

“Politano tek Interi eshte nje operacion qe kemi dashur ne. Matteo po luan nje kampionat te madh dhe fiks ashtu sic e kishim imagjinuar.”

Keshtu eshte shprehur ne Radio Sportiva, Davide Lippi, agjenti i sulmuesit zikalter sipas te cilit Politano ka luajtur shume mire deri me tani dhe eshte i kenaqur me paraqitjet e tij.

“Interi eshte nje super kapercim. Te shkosh aty nga Sassuolo eshte totalisht dicka tjeter. Matteo ka qene i zoti te adaptohet menjehere me nivelin e ri dhe skaudren e re. Ai ka luajtur shume mire edhe ne Champions, kompeticion ku ka debutuar per here te pare.”

“Qe kishte kualitete, te gjithe e dinim kete gje me kohe. Isha i bindur se do ja dilte edhe tek Interi ndryshe nuk do e kisha derguar aty.”

Nese e tashmja eshte e bukur, po e ardhmja? A do te blihet nga Interi ne fund te huazimit?

“A eshte ai nje pike fikse edhe e sezonit te ri? Mendoj se eshte nje lojtar qe Interi beson shume. Do te duhen vetem 20 milione euro per ta blere dhe sipas informacioneve tona Interi kete shume do e paguaje.”

“Nuk kemi folur ende, kampionati eshte i gjate por nga te gjitha takimet tona te meparshme pershtypja e krijuar eshte se Politano do te jete nje lojtar i Interit per disa vite me radhe. Jemi te lumtur.”

Politano, te pakten ne nivel publik, eshte i vetmi lojtar qe eshte shprehur me shume rreth rikthimit te Icardit ne skuader? 

“Keto jane gjera te dhomave te zhveshjes. Por nuk mendoj se dikush nuk do rikthimin e nje si Icardi. Gjithesesi keto jane gjera per tu diskutuar vetem mes tyre dhe jo nga ne. Une nuk di gje. Sigurisht Icardi eshte nje lojtar i madh, te shpresojme se do te rikthehet.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

TyC Sports ne Argjentine zbulon: “Joaquin Correa eshte nisur drejt Katarit: eshte therritur nga Scaloni per…”

Do te kete nje finale Kupe Bote per te mos u humbur te dielen ndermjet Argjentines dhe Frances ne Katar.…

2 days ago
  • Uncategorized

Demtimi i Lukaku, Inter futet ne mendime te thella: “Rrezik i forte per fundin e sezonit? Inter mund te…”

Romelu Lukaku eshte shume me mire nga ana fizike ne krahasim me muajt e fundit qe ka kaluar ne Milano.…

2 days ago
  • Uncategorized

TS – Inter, ide e cmendur per sponsorin ne fanelle? “Iken Digital Bits, por ne fanelle do te shkruhet…”

Pritet nje vendim direkt nga Steven Zhang, por Inter mund te marre nje vendim "te cmendur" sipas Tuttosport. Behet fjale…

3 days ago
  • Uncategorized

Tonali tregohet i sinqerte: “Barella eshte nje lojtar me i mire se sa une. Scudetto? Kemi besim per dy arsye”.

Sandro Tonali ka folur diten e sotme per La Gazzetta dello Sport dhe eshte treguar i sinqerte ne deklaratat qe…

3 days ago
  • Uncategorized

SportMediaset e bindur: “Inter e ka bere ‘goditjen’ e pare per janarin: drejtuesit dhe Inzaghi te bindur se…”

Merkato e dimrit tek Inter nuk pritet te kete shume prapaskena duke pare edhe gjendjen financiare te bilancit zikalter. Por…

3 days ago
  • Uncategorized

Modric, cfare prapaskene me Interin: “Ishte cdo gje gati: kontrata dhe miliona euro. Por Florentino Perez ka bere nje…”

Luka Modric ka qene vertete shume afer Interit dhe dicka e tille nuk ka qene vetem nje thashethem merkatoje. Per…

3 days ago