Categories: Speciale

Alberigo Evani, trajneri i Italise Under20, ne FcIN: “Interi ben me te vertete nje pune shume te mire me te rinjte”.

Alberigo Evani, seleksionues i kombetares italiane Under20, ka dhene nje interviste ne mikrofonat e FcInterNews per te dhene nje tablo te pergjithshme per sektorin e te rinjve te Interit dhe per te rinjte e huazuar per te marre eksperience jashte Milanos:

Ju jeni seleksionuesi i kombetares Under20. Si i vleresoni operacionet e nje shoqerie si ajo e Interit persa i perket sektorit te te rinjve?
“Besoj se eshte nje nga ekipet me te pajisura, qe investon me shume dhe normalisht ofron shume lojtare ne kombetaren tone te cfaredo niveli dhe moshe. Interi, ashtu si dhe Milani, po zgjedhin shume lojtare te rinj dhe me talent qe ja besojne instruktoreve shume kompetent dhe te mire qe dine se si te rrisin talentin e ketyre lojtareve”.

A ka ndonje lojtar per momentin te kombetares suaj qe sipas jush eshte i gatshem per hapin e madh, qe te luaje ne ekipin e pare?
“Besoj se shume lojtare qe bejne pjese ose kane qene pjese e skuadres se pare me siguri do te nxjerrin shume perfitime. Problemi per ta eshte se hapi nga Primavera ne futbollin real eshte gjithmone shume i veshtire, sepse eshte nje bote plotesisht ndryshe per shkak te ritmeve dhe zgjedhjeve qe duhet te besh ne fushe qe duhen studiuar dhe duhen njohur. Perpara se te thuash qe do te jene lojtare thelbesore per nje klub si ai i Interit eshte e nevojshme te shikojme ambjentimin e tij me «boten e re»”.

Interi per kete arsye ka zgjedhur te coje shume te rinj ne huazim per te marre eksperience. Ne kombetaren tuaj Pecorini, DI Gennaro, Benassi te gjithe jane cuar ne shoqeri qe i siguron atyre me shume hapesira…
“Jane te gjithe lojtare te pakten te vitlindjes 93-94 dhe eshte e pamendueshme ti shikosh te luajne ne kampionatin e Primaveres. Per ta e rendesishme eshte te luajne sepse duhet te vazhdojne maturimin e tyre ne fushe. Eshte e drejte ti cosh ne ekipe te tjera, qe mund te jete Serie A, Serie B, ose kategori me inferiore, por pika me e rendesishme eshte zgjedhja e ekipit qe e con ne huazim per te luajtur djaloshin. Sepse fusha, minutat e luajtura e lejojne lojtarin qe te rritet. Ta cosh ne huazim ne nje klub prestigjioz dhe me pas te mos ta shohesh fare te luaje ne fushe nuk eshte pozitive, sepse ndalojne procesin e rritjes”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: alberigo evani

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA LA REPUBBLICA – “Inter, ja nga vijne tre ofertat e para per blerjen e klubit: nje direkt nga…”

Me sa duket, ditet e ardhshme mund te jene do te jene ato me te rendesishmet per shitjen e mundshme…

2 hours ago
  • Uncategorized

Icardi, Wanda Nara e godet rende me fjale: “Une jam marre vetem me kontratat: ka qene ai qe ka…”

Wanda Nara gjendet ne kete moment ne Argjentine, dhe te gjithe reflektoret mediatik jane kthyer nga ajo dhe nga Icardi.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Xavi totalisht i obsesionuar me Interin: “Ne El Classico na mundi nje skuader e madhe si Real. Por me Interin…”

Nuk ka paqe per Barcelonen por as per tranjerin e saj Xavi Hernandez qe eshte kthyer ne nje te obsesionuar…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, mbyllet marreveshja sponsorizuese me E-BAY: “Ja te gjitha detajet: klubi do perfitoje…”

Ne shtepine Inter vazhdohet te punohet gjate gjithe kohes per partnere te rinj komercial qe mund te ndihmojne klubin. Madje…

2 hours ago
  • Uncategorized

Nainggolan ben gomarllikun me te madh ne karriere: “Gjate ndeshjes ndez nje cigare ne pankine dhe…”

Radja Nainggolan vazhdon qe te beje te fitet per te per ceshtje ekstra fushe dhe jo per ato brenda fushes…

2 hours ago
  • Uncategorized

Sulmi i Interit, gati nje goditje e madhe jashte Italise? “Prej muajsh ka nje emer te nxehte ne seli: cilesohet si i destinuar per…”

E ardhmja mund te jete me afer nga sa e mendojme per Interin. Mbi te gjitha ne sulm, ku Inter…

3 hours ago