Henrikh Mkhitaryan, nje ‘problem solver’ nga pankina kunder Sassuolos mund te jete arma taktike nga minuta e pare te merkuren ne Champions League.
Opsioni per te hedhur armenin nga minuta e pare si sulmues i dyte pas Lautaro Martinez nuk eshte aspak per te mos u llogaritur.
Simone Inzaghi mund te detyrohet te beje dicka te tille duke qene se ne dispozicion mund te kete vetem nje sulmues tjeter.
Dy lojtaret e vetem qe mund te jene ne dispozicion te sulmi per Interin, mund te jete vetem Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.
Per kete gje flet sot La Gazzetta dello Sport, qe shkon edhe me tej dhe tregon me detaje situaten te kampi interist:
“Prandaj Inzaghi po mendon per kete mundesi me Henrikh Mkhitaryan pas shpines se Lautaro Martinez sepse mund te jete e vetmja rruge”.
“Te hidhen dy sulmues ne fushe nga minuta e pare duke mos pasur asnje mundesi tjeter nga pankina per te ndryshuar rrjedhen e ndeshjes nese do te jete nevoja, nuk do te ishte gjeja me e zgjuar”.
“Prandaj Inzaghi e ka pasur kete dyshim edhe javen e kaluar, por kesaj radhe, duke pare mungesat, mund ta vere ne praktike”.
“Per shembull, ndaj Sassuolos, kur Lautaro Martinez ishte perseri ne dyshim, Inzaghi e ka menduar, por duke pare sa e rendesishme ishte ndeshja, ka vendosur ta aktivizoje”.
“Por dicka e tille ne Barcelone mund te kete me shume kuptim, duke qene se Inter do te tentoje dy rezultate nga nje”.
“Nderkohe, nuk ka aspak lajme te mira per sa i perket Romelu Lukaku dhe Joaquin Correa perpara kesaj ndeshje”.
“Te dy keta sulmues kane qene jashte ne Reggio Emilia dhe shanset per nje rekuperim te shpejte jane pothuajse zero”.
“Sa per kronike, nje tentative per ti rekuperuar do te behet sot, por eshte nje situate qe nuk jep shume shpresa (sidomos per belgun…).”
“Deshira e Interit eshte qe ai te pakten te shkoje ne pankine ne Camp Nou, por mund edhe te mos rrezikohet fare dhe te lihet ne shtepi per tu stervitur per Salernitanen”.
“Per te gjithe keto motive me lart, Simone Inzaghi po mendon per nje 3-5-1-1 duke mbajtur Dzeko si karten e vetme per tu perdorur gjate lojes ne vazhdim”.
Sa po vjen e sapo kalon koha, duket se hapsira mes titullareve tek Inter po ngushtohet per nje lojtar zikalter.…
Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…
Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…
Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…
Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…
Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…