Origjina, lidhja me Cagliarin dhe Sardenjen, eksperienca e pare larg nga shtepia, ne Como, dhe ardhja tek Interi qe ka qene i lidhur qe femije: Nicolo Barella tregon veten.
Ai ka hapur zemren keshtu ne nje interviste 360 grade te dhene per Careers, takimi i pare ne formatin e Inter TV qe jepet ne DAZN.
“Une kam lindur ne Pirri e Sestu, vendi ku jetojne prinderit e mi. Jam shume i lidhur me token time dhe krenar per origjinen time.”
“Gjuha sarde? E perdor ketu ne Milano kur nuk dua te kuptohem nga njerezit. Mund te besh gjithcka ne karriere por nuk mund te besh asnjehere ate qe ka bere Gigi Riva per Cagliarin.”
“Kur me ka thene se me njihte dhe me ka bere komplimentat me ka bere teper te lumtur per ate qe kisha bere ne karriere.”
HUAZIMI TE COMO – “Eksperienca ime e pare jashte shtepise, ishte fat i forte ai te qenit afer Milanos.”
“Ka qene e veshtire sepse erdhi edhe renia ne nje seri me poshte, por ishte e bukur sepse kam gjetur nje grup me djem te mrekullueshem me te cilet degjohem akoma.”
“Kane ndodhur shume gjera ne ate kohe qe me kane ndihmuar te rritem. Mund te them vetem faleminderit per Comon.”
“Kur kam ardhur tek Interi isha i lumtur dhe i emocionuar sepse ishte dicka komplet tjeter dhe qe tregonte nje rrugetim te rendesishem.”
LIDHJA E FORTE ME INTERIN – “Babai im kur shkonte per pune jashte me sillte gjithmone nje komplet futbolli te skuadres se qytetit.”
“I perdorja per te luajtur kur luaja me kushurinjte. Kur kishte qene ne Milano dy here me kishte marre ate te Ronaldos dhe te Recobas.”
“Kam qene gjithmone nje tifoz i Cagliarit, por kam dashur gjithmone Interin, i kam simpatizuar qe ne vogeli sepse edhe familja ime bente tifo per Interin.”
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…