Categories: Ne plan te pare

SPECIALE – Mbrojtja e se ardhmes tek Interi mban emrin e dy super talenteve ne pronesi te zikalterve

Nje nga pikat me te forta te Inter-it per kete sezon, pavaresisht humbjes se rende ne fushen e Atalante-s, eshte mbrojtja: nje repart e riforcuar me tej ne vere me transferimin e Stefan De Vrij me parametra zero, qe ka formuar me Skriniar nje dyshe te sigurte dhe te destinuar te ndertojne themelet zikalter te se tashmes dhe te ardhmes.

Mbas tyre eshte nje siguri edhe Miranda, me shume se nje rezerve e thjeshte, dhe njeriu motivues ne dhomat e zhveshjes sic eshte Andrea Ranocchia, nje qe eshte pergjigjur gjithmone prezent sa here eshte therritur per te kontribuar ne kauze.

Drejtuesit zikalter kerkojne qe te vazhdojne edhe ne sezonin e arshshem me kete dyshe mbrojtesish, por nderkohe po mendon edhe per te ardhmen. Dhe dy qendermbrojtesat me te mire tashme i ka ne shtepi: Alessandro Bastoni dhe Zinho Vanheusden.

TALENTET – Te dy lojtaret jane te vitlindjes 1999, Bastoni dhe Vanheusden jane huazuar  per tu rritur dhe maturuar ne dy realitete te ndryshme, Parma dhe Standard Liege, me te qeta ne krahasim me Milano-n, dhe pergjigjet qe drejtuesit zikalter qe po marrin te bejne te shpresosh.

I pari mbas demtimit ne gju, qe e detyroi te mos merrte pjese ne europianin U-19 dhe pergatitja verore, po fiton besimin e D’Aversa-s, dhe ne javen e fundit eshte aktivizuar kunder Torino-s duke ndaluar nje bomber si Belotti dhe per rrjedhoje duke bindur qarte me performancen e tij.

Mbasi ka qene nje shtylle per Kombetaren e te rinjve, per Bastonin (nen moshe) jane hapur dyert e Kombetares U-21 te Di Biagio-s, qe e ka grumbulluar per impenjimet e ardhshme kunder Anglise dhe Gjermanise.

Nje rrugetimi ngjashem edhe per Vanheusden, i cili eshte kthyer ne Belgjike per tu rekuperuar nga demtimi ne gju te pesuar sezonin e shkuar ne Youth League dhe qe debutoi me shume qetesi ne futbollin profesionist.

Lojtari i ri belg po e fiton dalengadale vendin ne pjesen e mbrojtjes te Standard Liege, dhe ne javen e fundit ka fituar cmimin si lojtari me i mire i ndeshjes, duke perseritur te njejten performance edhe ne Europa League.

INTER NDERKOHE VEZHGON – Drejtuesit zikalter do te vazhdojne te monitorojne te dy me shume vemendje per te gjithe pjesen e mbetur te sezonit, ne pritje per te dale ne konkluzione veren e ardhshme: Inter-i ka shume besim mbi Bastoni-n dhe Vanheusden, dhe nje eksperience tjeter ne huazim per tu afirmuar akoma me shume, nuk eshte per tu perjashtuar si mundesi.

Ashtu sic nuk mund te perjashtohet ideja se njera nga te dy (per te mos thene te dy) mund te konfirmohet ne ekipin ne dispozicion te Luciano Spalletti-t, per te mesuar dhe vjedhur sekretet e profesionit nga mjeshtrat e jashtezakonshem si Skriniar, De Vrij, Miranda dhe Ranocchia. E tashmja e mbrojtjes se Interit eshte e optimiste, e ardhmja premton te njejten gje.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA KATAR 2022 – LAUTARO PERJASHTOHET NGA NDESHJA ME POLONINE: “Vendimi eshte marre pas…”

Dicka me te vertete e papritur eshte njoftuar vetem pak minuta me pare nga Kombetarja e Argjentines ne Katar 2022.…

6 hours ago
  • Uncategorized

Juventus, dalin ne pah fjalet e nje drejtuesi te pergjuar: “Me keq se kaq nuk ka qene as Calciopoli: kemi…”

Me te vertete nje situate te renduar te skuadra e Juventusit direkt pas largimit te Presidentit te saj, Agnelli. Skandali…

6 hours ago
  • Uncategorized

INTER, OFERTE E PAPRITUR PER DUMFRIES NGA PREMIER LEAGUE? “Nuk eshte Chelsea por…”

Duket se mund te jete Denzel Dumfries lojtari qe mund te largohet nga shtepia Inter gjate merkatos se dimrit. Kjo…

6 hours ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – La Liga ne Spanje kerkon denim shembullor per Juventusin dhe Agnellin: “Ata meritojne nje…”

Juventus duket se po zhytet ne cdo moment qe po kalon akoma edhe me shume ne skandalin e saj te…

12 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA OLÉ – Tranjeri i Argjentines merr vendimin per Lautaro Martinez: “Sot ndaj Polonise ai…”

Boterori ne Katar eshte futur ne fazen e saj me te nxehte, sepse keto dite vendosen te gjitha skuadrat qe…

12 hours ago
  • Uncategorized

Onana, del ne pah telefonata me Inzaghin: “Mister, me kane perjashtuar nga Boterori: a eshte e mundur te…”

"Nata e djeshme nuk ka sjelle aspak qetesi tek Onana, qe i eshte dashur te fluturoje nga Katari duke u…

12 hours ago