Categories: Uncategorized

Bergomi: “Kur luaja kundra Juventusit kisha ndjesi te cuditshme. Pastaj erdhi Calciopoli…”

Javier Zanetti, Beppe Meazza, Peppino Prisco, Giacinto Fachetti, Angelo dhe Massimo Moratti. Disa nga simbolet e pavdekshme te Interit, ata qe do te mbeten te stampuar ne historine zikalter per shekuj e shekuj me rradhe. Sigurisht qe nuk mund te mungoje mes tyre Beppe Bergomi, me pseudonimin “ZIO” ose ne shqip “Xhaxhai”, i cili mbajti per 20 vjet veshur fanelen zikalter.

Bergomi la interin ne vitin 1999, pasi arriti te fitonte ne Itali dhe ne Europe, madje fale paraqitjeve me Interin ai ka qene gjate gjithe ketyre viteve edhe lojtar i kombetares italiane duke fituar edhe Kupen e Botes ne vitin 1982. Pasi u largua nga Interi dhe futbolli i luajtur, Zio ka filluar karrieren si komentator dhe opinionist sportiv, duke komentuar si ndeshjet e ish ekipit te tij por edhe ndeshje te tjera, nder te cilat dhe finalen e Kupes se Botes 2006 bashke me Fabio Caressa-n.

Interi eshte i interistave, por jo tamam ashtu. Sepse Interi dhe Bergomi jane te ndare, te pakten per momentin.
“Do me pelqente shume qe te kthehesha. Vetem i ndjeri Giacinto Faccheti e ka provuar. Tashme nuk jane kushtet, une bej nje pune qe me pelqen, e ne qofte se do kthehem, do e bej vetem nqs ze nje rol te rendesishem ne shoqeri”.

Duket se ky rikthim nuk do jete i afert. Por ne intervisten e tij per revisten “4-4-2”, Bergomi flet per te shkuaren duke zbuluar nje argument te vjeter.
“Ndaj Milanit, gjithmone i kam perjetuar ndeshjet si te barabarta, madje edhe kur ata kishin ne ekip holandezet e famshem. Ndersa kur luanim ndaj Juves kisha gjithmone nje ndjesi te cuditshme. me pas u zbulua Calciopoli, por atehere nuk e kuptoja.”

Me pas Bergomi ka folur ne lidhje me Interin e ri:
“Duhet me shume qartesi. Skuadra ka filluar te ndjeje veshtiresi kur eshte bere ndryshimi i dirigjences. Situata ne shoqeri nuk eshte normale sepse ka dy presidente pasi Moratti eshte akoma prezent ndersa Thohir edhe eshte, edhe s’eshte. Per momentin kjo skuader nuk eshte gati per te luajtur ne nivele te larta por duhet patjeter rikthim ne lojen e fillimit te sezonit.”

Erion Maksuti

Share
Published by
Erion Maksuti

Recent Posts

  • Uncategorized

The Sun i habit te gjithe: “Conte po tenton gjithcka per nje lojtar te Interit: gati 50 milione euro ne janar per…”

Antonio Conte ka qene shume i qarte me Tottenham: per te qendruar ne majat e futbollit anglez dhe europian, duhet…

2 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

3 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

1 day ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

1 day ago