Categories: Ne plan te pare

Bomberi qe te gjithe e presim. Sulmi i Interit vertitet rreth Mauritos

Inter dhe Mazzarri presin bomberin e tyre. Kete here asnje goditje nga Ausilio apo lojtar te liruar ne merkato. Qendersulmuesi qe duhet te coj lart zikaltrit e ka magjepsur tashme San Siron dhe gjendet ne shtepi. I ‘preferuari’ i Thohir, per te manjati ka heshtur te gjithe sirenat e Atletico Madrid dhe Monaco. Mauro Icardi eshte i pashitshem, per Interin, por mbi te gjitha per kete Inter qe synon te kthehet nder me te medhenjte dhe nuk mund tia lejoje vetes te privohet nga xhevahiret e saj. Sepse zhurme nuk kane bere vetem grindjet e tij te vazhdueshme me Maxi Lopez por edhe golat e tij. Nente gola ne 22 ndeshje (vetem 12 ndeshje si titullar). Me pak nga cfare shpresonte, por kjo per shkak te problemeve fizike qe e kane detyruar te mungoje ne pjesen me te madhe te kampionatit, por tani Maurito ka te gjithe kohen per te nisur nga e para.

“Jam 21 vjec dhe akoma nuk kam bere asgje. Duhet te tregoj shume dhe te bej shume rruge akoma”, thoshte ekzaktesisht nje muaj me pare. Vitin e kaluar gezimi i pare, pikerisht poshte Curva Nord, ne barazimin 1-1 brenda ne shtepi kunder Juventusit, gjahu i tij i preferuar. Me pas pubalgjia dhe shume pune per tu kthyer sa me shpejt te jete e mundur nen urdhrat e Walter Mazzarrit. Tekniku e ka pranuar gjithmone se deshiron te mbeshtetet tek ai dhe e ka bere ne pjesen e dyte te sezonit. Maurito i eshte pergjigjur sic di te beje ai: me gola, me ndonje tweet te tepert, dhe me paraqitje qe kane terhequr vemendjen e gjysmes se Evropes. Inter vendosi ta mbaje fort per te vazhduar garen ne Evropen e te medhenjve.

Merkato zbulon strategjite e klubit. Ausilio arrin Osvaldon dhe pret te levize per nje sulmues tjeter te dyte. Ne fakt sulmi i Mazzarrit do te vertitet rreth Icardit. Te ndryshme jane zgjedhjet ne mendjen e teknikut, i cili qe ne ndeshjen e pare zyrtare kunder Stjarnan duhet te beje pa Palacion. Ideja eshte ti jape mbeshtetje Mauritos me Hernanes trekuartist, pa harruar Kovacic. Nje levizje qe mund te propozohet serish gjate vitit, por nuk eshte e vetmja. Ne Islande mund te vije debutimi i Osvaldos, partneri i ri i mundshem per argjentinasin, ne pritje te rekuperimit te Palacio, i cili eshte jashte listes qe do te angazhohet ne playoff, dhe te nje elementi te fundit per tu integruar ne repart. Detyra per ta drejtuar repartin i eshte lene Icardit. Tani i takon atij te tregoje se eshte ne lartesine e duhur.

 

Ardi Deda

Share
Published by
Ardi Deda
Tags: icardi

Recent Posts

  • Uncategorized

O Globo ‘tallet’ publikisht me Brozovic: “Zonja dhe zoterinj, nje duhanxhi si Brozovic sapo…”

Vetem pak dite perpara ndeshjes me Kroacine e Zlatko Dalic, ne Brazil e gjithe vemendja ka kaluar te Kroacia dhe...…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY SPORT – Inter, merr fund ideja per revolucion ne merkato? “Direkt Marotta ka vendosur per…”

Diten e sotme, Sky Sport Italia ka dashur te flase per merkaton e Interit, duke dhene edhe disa lajme te…

2 hours ago
  • Uncategorized

NGA SPANJA – Antonio Conte po tenton qe ti rrembeje Interit objektivin e madh ne merkato? “Nje oferte pritet direkt pas…”

Inter dhe Antonio Conte duket se do te kene nje tjeter kryqezim ne rruget e tyre, por kesaj radhe ne…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA GAZZETTA – “Juventus e pranon publikisht se rrezikon renien nga Serie A: ka lajmeruar te gjithe…”

"Prokuroria e Torinos, Consob, Uefa, Figc dhe ne fund edhe Superlega: ka plot probleme per te mbajtur pezull Juvnetusin ne…

8 hours ago
  • Uncategorized

Hakimi, Conte dhe fraza e ish-tranjerit qe sapo eshte bere meme: “Hakimi eshte nje deshtak kur vjen puna te…”

Vite me pare, kur Antonio Conte ka qene tranjer i Interit, duke qeshur dhe duke bere shaka, ka dhene nje…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter-Skriniar, Biasin zbulon disa detaje te tjera: “Kam marre vesh se Inter i ka lene dore te lire lojtarit te zgjedhe mes…”

Milan Skriniar tek Inter: do te jete nje brenda ose jashte, perpara fundit te Boterorit qe po zhvillohet ne Katar.…

8 hours ago