Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

735 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bomberi qe te gjithe e presim. Sulmi i Interit vertitet rreth Mauritos

Bomberi qe te gjithe e presim. Sulmi i Interit vertitet rreth Mauritos
Ardi Deda

Inter dhe Mazzarri presin bomberin e tyre. Kete here asnje goditje nga Ausilio apo lojtar te liruar ne merkato. Qendersulmuesi qe duhet te coj lart zikaltrit e ka magjepsur tashme San Siron dhe gjendet ne shtepi. I ‘preferuari’ i Thohir, per te manjati ka heshtur te gjithe sirenat e Atletico Madrid dhe Monaco. Mauro Icardi eshte i pashitshem, per Interin, por mbi te gjitha per kete Inter qe synon te kthehet nder me te medhenjte dhe nuk mund tia lejoje vetes te privohet nga xhevahiret e saj. Sepse zhurme nuk kane bere vetem grindjet e tij te vazhdueshme me Maxi Lopez por edhe golat e tij. Nente gola ne 22 ndeshje (vetem 12 ndeshje si titullar). Me pak nga cfare shpresonte, por kjo per shkak te problemeve fizike qe e kane detyruar te mungoje ne pjesen me te madhe te kampionatit, por tani Maurito ka te gjithe kohen per te nisur nga e para.

“Jam 21 vjec dhe akoma nuk kam bere asgje. Duhet te tregoj shume dhe te bej shume rruge akoma”, thoshte ekzaktesisht nje muaj me pare. Vitin e kaluar gezimi i pare, pikerisht poshte Curva Nord, ne barazimin 1-1 brenda ne shtepi kunder Juventusit, gjahu i tij i preferuar. Me pas pubalgjia dhe shume pune per tu kthyer sa me shpejt te jete e mundur nen urdhrat e Walter Mazzarrit. Tekniku e ka pranuar gjithmone se deshiron te mbeshtetet tek ai dhe e ka bere ne pjesen e dyte te sezonit. Maurito i eshte pergjigjur sic di te beje ai: me gola, me ndonje tweet te tepert, dhe me paraqitje qe kane terhequr vemendjen e gjysmes se Evropes. Inter vendosi ta mbaje fort per te vazhduar garen ne Evropen e te medhenjve.

Merkato zbulon strategjite e klubit. Ausilio arrin Osvaldon dhe pret te levize per nje sulmues tjeter te dyte. Ne fakt sulmi i Mazzarrit do te vertitet rreth Icardit. Te ndryshme jane zgjedhjet ne mendjen e teknikut, i cili qe ne ndeshjen e pare zyrtare kunder Stjarnan duhet te beje pa Palacion. Ideja eshte ti jape mbeshtetje Mauritos me Hernanes trekuartist, pa harruar Kovacic. Nje levizje qe mund te propozohet serish gjate vitit, por nuk eshte e vetmja. Ne Islande mund te vije debutimi i Osvaldos, partneri i ri i mundshem per argjentinasin, ne pritje te rekuperimit te Palacio, i cili eshte jashte listes qe do te angazhohet ne playoff, dhe te nje elementi te fundit per tu integruar ne repart. Detyra per ta drejtuar repartin i eshte lene Icardit. Tani i takon atij te tregoje se eshte ne lartesine e duhur.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags