Categories: EditorialeFokusTe rinjte

Bonazzoli: “Inter, tashme pres shance per te shfrytezuar. Une me Mancio dhe Mazzarri-n…”

Gjate transmetimit ‘Calcio&Mercato’ ne SportItalia ka marre cmimin si Lojtari me i Mire Under-21 Italian ne cmimet TMW Awards, Federico Bonazzoli, bomber i Primaveres interiste i shitur tek Sampdoria ne sesionin e kaluar te merkatos rrefen rreth “momentin magjik” qe po kalon ne Milano dhe te ardhmes se tij qe do ta gjeje duke luajtur per blucerchiato-t:
“Ky eshte cmimi i pare individual dhe me behet shume qejfi. Shpresoj qe ta meritoj me nder. Me e veshtire te arrish apo te qendrosh? Jane te dyja gjera shume te veshtira. Sic thuhet shpesh duhet shume per te arritur dhe mjafton shume pak per te rene poshte. Njehere qe te mberrish gjithmone kerkohet qe te qendrosh ne ate nivel.”

MANCINI DHE MAZZARRI“Nese pres ndonje shanc nga ky moment deri ne fund te sezonit? Po, Mancini eshte mbase trajneri me i mire ne qarkullim per ne te rinjte. Na meson shume, te ben qe te rritesh si lojtar dhe si person. Dhe une tashme jam i perqendruar vetem tek Interi, qe nga momenti i transferimit do te perqendrohem tek Sampdoria. Diferenca midis tij dhe Mazzarrit? Te dy jane trajnere te mire, me kane ndihmuar qe te rritem ne nivel teknik dhe karakterial. Jam gjendur mire me te, i falenderoj qe te dy, kete cmim e kam arritur edhe fale tyre.”

VITET ZIKALTER“Per ke skuader beje tifoz kur ishe i vogel? Gjithmone kam bere tifozllik per Interin. Jashte Italise me terheq Real Madrid. Kam filluar te luaj qe ne moshen 4 vjec ne skuadren e qytetit tim. Vezhguesit e Montichiari-t, qe eshte nje skuader pjese e Interit, me kane marre dhe zikaltrit me kane parkuar aty sepse nuk mund te luaja jashte rajonit per arsye te moshes. Ky eshte viti i 11 qe luaj per Interin.”

OBJEKTIVAT DHE FAMILJA“Nuk e ndjej veten akoma dikush sepse nuk kam bere asgje ne futboll qe te merret parasysh, pervec disa ndeshjeve. Tashme me duhet te konfirmohem me baza te qendrueshme ne Serie A. Kualitetet teknike jane te rendesishme por nese nuk zoteron perulesine dhe deshiren per te ndihmuar shoket behet shume e veshtire. Shifra dopio eshte dicka normale per nje sulmues. Por nuk eshte e nevojshme qe te vendosen limite. Familja? Eshte nje nga gjerat me te rendesishme. Familja ime me ka qendruar perhere prane, ata gjithmone jane ne Milano cdo dite dhe vetem i falenderoj. Shpresoj qe t`i ripaguaj nje dite. Dedikim per kete cmim i shkon familjes sime.”

HANDANOVIC DHE… MASTOUR“E veshtire qe ti besh gol Handanovic ne stervitje, per kete arsye e fus ne portieret me te mire ne bote. Dhe eshte nje nga portieret me te mire per te pritur penalltite. Mastour? E njoh edhe pse e kam pare qe te luaje shume pak. E gjithe 11 formonte nje formacion optimal. Une jam me shume “me logjike”? Ai mendon te beje ate qe i thote trajneri i tij, dhe keshtu bej edhe une me trajnerin tim. Te dy sebashku mund te bejme shume mire. Nese po mendoj per Milan-in? Jo, mendoj per Interin dhe qe nga qershori do te mendoj per Sampdorian.”

MIHAJLOVIC DHE FERRERO“Jam i lumtur qe do te shkoj te Sampdoria. E ardhmja me apo pa Mihajlovic? Trajneri qe do te jete sezonin e ardhshem do te jete i forte sepse behet fjale per nje skuader te bukur. Presidenti eshte simpatik, shpresojme qe te bejme sa me mire.”

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: bonazzolifederico bonazzoliTe rinjte

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

2 days ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

2 days ago