Categories: Editoriale

Dallimi midis meje (nerazzurro) dhe teje (rossoneri)

Nje pike qe nuk reflekton realitetin. Sepse statistikat dhe numrat jane te rendesishem, por jo gjithmone shpjegojne gjithcka. Dhe ne rastine  Interit dhe Milanit, te ndare vetem nga nje pike ne klasifikim por shume te larget persa i perket gjendjes mendore dhe perspektives. Nga nje krah zikaltrit, te rinovuar me shume ne mendje sesa ne klasifikim nga kura Mancini; nga ana tjeter kuqezinjte, te zhytur ne harrese qe duket sikur nuk ka fund. Dallimi, ai i verteti, duhet te gjendet tek potencialet. Nese nga nje ane shikohet fundi i nje tuneli mbas fitores se Coppa Italia me 2011, nga ana tjeter drejtohet (dirigjohet) sa per sy e faqe.

Ja, kush eshte pershtypja apo sensacioni – duke u mbeshtetur edhe ne faktin se nuk do te ndalojme vetem ne rezultatet ne fushe – eshte se Interi po programon nje te ardhme me suksese te reja, ndersa Milani vazhdon te mos gjeje se kush eshte problemi i tij. Interi duket shume me perpara ne procesin e rritjes, sepse plani i Thohir dalengadale eshte ne rrugen e perfundimit dhe sepse direktivat teknike te dhena nga mberritja e Mancinit ishin precize. Perkundrazi, ne shtepine Milan jetohet vetem per diten e sotme, ashtu sic e tregon edhe merkato e janarit. Shaqiri, Santon dhe Brozovic jane tre titullare: nje shenje e qarte e nje ideje te njejte midis shoqerise dhe teknikut. Inzaghi ne fakt, merr Cercin dhe preferon Niang kur eshte mbyllur gjithcka per kalimin e tij tek Genoa. Ose Destro, i ardhur si shpetimtari i “atdheut”, perfundon ne pankine per ti dhene hapesire Pazzinit, i cili eshte ne skadence kontrate, dhe me shume mundesi, do te thote lamtumire ne vere.

Problemet ekonomike i bashkojne te dyja, e vertete. Por, si dy ekstremitete, Thohir mund te sjelle gjithmone para te fresketa nga shitja e ndonje lojtari “BIG”; Berlusconi, edhe sikur te doje, me ke lojtar do te merrte para? Me pas eshte per tu vene ne dukje edhe maturimi ne nivel teknik. Mancini po stervit kete Inter nen prizmin e te ardhmes. Po i imponon lojtareve nje menyre se menduari perpara se ti imponoje nje menyre se luajturi. “Siamo Inter, non dimentichiamolo” (Jemi Interi, te mos e harrojme), e perserit shpeshhere trajneri Jesino. Nje tip stervitje autogeno qe duhet te sjelle rezultate te prekshme duke filluar qe nga sezoni i ardhshem. Pothuajse nje studim hyres per te ardhur sa me shpejt tek skuadra ideale. Brenda ne guaske Mancini po tregon rrugen dhe drejton rrugen. E kunderta mund te thuhet per Inzaghin, i cili e nisi me qellimi te fuqishme (“te rikrijojme nje ADN fituese”) dhe me pas te “mbeshtillet” rreth vetes duke perfunduar ne nje gjendje qe nuk arrin dot qe te kapesh premtimet e fillim sezonit.

Eshte dikush qe te ardhmen e ka perpara dhe dikush tjeter qe e ka mbrapa shpatullave. Dhe ne klasifikim eshte vetem nje pike diference, qe mbi te gjitha nuk tregon diferencen midis Meje (nerazzurro) dhe teje (rossoneri).

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: diferencanerazzurrirossoneri

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago