Sezoni shkaterrues i vitit te kaluar, me Walter Mazzarrin, duket sikur eshte nje kujtim i larget. Sipas asaj qe eshte shkruar nga Bleacher Report, nje nga gjashte sitet me te mira amerikane qe mbulojne sektorin e sportit.
Duke marre parasysh qe me vendin e 9 me 57 gola te pesuar dhe 16 ndeshje te humbura eshte e veshtire te rinisesh, ne nje artikull interesant listohen 6 linjat e ndjekura nga Mazzarri per te risjelle Interin ne krye.
INVESTIME TEK TE RINJTE
Pavaresisht se Stramaccioni investoi rreth 60 milione € per te sjelle ne Milano lojtare si Pereira, Kovacic dhe Palacio rezultatet ishin shume larg pritshmerive. Nqse trajneri roman investoi 5 milione € per te marre Cassanon, Mazzarri preferoi qe te njejten shume ta investonte per te marre Taider. Interi gjithashtu u forcua edhe me blerjet e Icardi dhe Belfodil. Pavaresisht se i dyti ka gjetur hapesire vetem per 22 minuta, i pari ka rene ne sy menjehere fale golit te realizuar kunder Juventusit. Te ky grup futet edhe Kovacic dhe Juan Jesus dhe me kaq e mbyll kete kapitull.
REFUZOI TE SHITEJ ANDREA RANOCCHIA
Kur kete vere flitej per nje shitje te mundshme te Andrea Ranocchia-s, per te marre Dragovic te Bazelit, Mazzarri ishte shume i qarte: “Ranocchia eshte nje nga qendermbrojtesit me te mire te kampionatit italian dhe per me teper eshte ne kombetaren italiane”. Keto fjale e kane bindur Morattin te mos e shese tek Manchester United apo Tottenham duke bere qe mbrojtesi te qendroje ne Milano. Me te ne mbrojtje Interi kete vit ka pesuar vetem nje gol.
BESOI AKOMA TEK LOJTARET E VJETER (VECCHIA GUARDIA)
Interi qe fitoi Tripleten nuk ishte e perbere vetem nga djelmosha. Lojtaret eksperte silleshin si padrone. Mazzarri vendosi te rifillonte nga te rinjte, por duke vendosur ne pozicionet kyce dozen e duhur te eksperiences. Shembulli me i fresket eshte Cambiasso. Vitin e kaluar mesfushori argjentinas e nisi si titullar 26 here nen drejtimin e Stramaccionit. Shifra te uleta per te, qe ka luajtur te pakten 30 ndeshje ne nje sezon nga minuta e pare. Deri ne keto momente eshte zevendesuar vetem nje here. Ne sulm si gjithmone, i vetem Palacio, pret Diego Militon. Mazzarri po punon mbi te dhe te djelen e shkuar kura i dha frytet e saj, me rikthimin dhe dopieten e tij. Pavaresisht moshes qe ka, 34 vjec, do te kete nje rol vendimtar qe nga ky moment dhe deri ne fund te kampionatit.
MUNGESE INTERESI PER MARREVESHJEN MORATTI-THOHIR
Nderkohe ne kampionatin ne Angli dhe France, pronare te huaj kane hyre ne shoqeri te ndryshme, ne Itali derime tani, i kane rezistuar te gjitha skuadrat ketij ndryshimi, pervec Rome-s. Interi do te jete klubi i dyte italian qe do ti «dorezohet» sipermarresve te huaj, sa me shpejt qe marreveshja Thohir te mbyllet. Parate e sjella nga indoneziani mund ta cojne Interin ne «kopshtin Eden» futbollistik ne te njejtin nivel me PSG. Mazzarri nga ana e tij nuk eshte interesuar asnjehere per kete marreveshje. I vetmi interesim per te ka qene ne lidhje me fushen dhe asnje gje tjeter. Kjo gje e ka mbajtur skuadren me te forte dhe ne gjendje te punoje ne menyre serioze per te marre rezultate te rendesishme.
ASNJE FRIKE NGA EKIPET E MEDHA
Derime tani Interi i ka koleksionuar fitoret e tij kunder Genoas qe lufton per mbijetese, kunder Catania-s ku u pozicionua e 8 ne sezonin e kaluar dhe kunder nje Sassuolo qe duhet te kuptoje se cfare eshte Serie A. Kunder Juventusit ishte testi i pare dhe i vertete i sezonit. Mbase shume heret per nje ndeshje te tille, por me siguri ka bere qe te kuptoje se nga cfare brumi eshte i perbere skuadra e Mazzarrit. Nqse e rishikojme ndeshjen 2-1 ne shtepi kunder Juventusit, vitin e kaluar, verehet ndryshimi qe ka pesuar ekipi me Nagatomon dhe Jonathan, dominues ne krahet e fushes kundrejt Lichsteiner dhe Asamoah.
HARMONIA E SKUADRES
Humbja e vitit te kaluar ne Angli kunder Tottenham-it, tregoi nje mungese kohezioni te skuadres ne brendesi te Interit. Ne ndeshjen e kthimit, gjerat nuk shkuan ne drejtimin e duhur. Kur Cassano e solli situaten ne barazim me golin e tij duke e cuar rezultatin 3-0, asnje lojtar nuk e ndau gezimin e tij me Andrea Stramaccionin. Trajneri roman, sipas Bleacher Report, dukej si nje adoleshent i ngathet qe i shikonte shoket e tij te luanin futboll nga nje dritare e vogel. Mazzarri, per me teper arriti ti jape forme frymes kohezive te skuadres qe lufton si nje unison per te njejtin objektiv. Mjafton te shikosh golin e shenuar ndaj Juventusit te Icardit, festimet qe jane bere apo se si drejtohet nje ekip per 90 minuta loje.
Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…
E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…
Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…
"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…
Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…
Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…