Nese Inter-Verona do te luhej sot, Hugo Campagnaro nuk do te ishte pjese e ndeshjes. Por ne te vertete, jane shume te larta mundesite qe argjentinasi te mos marre pjese as te shtune, pasi edhe dje eshte stervitur i vecuar nga grupi. Interi dhe tifozet e tij jane pak ne ankth, sepse pa te zikalterit kane pesuar 7 gola ne tre ndeshje, ndersa ne 5 javet e para, golat e pesuar ishin vetem 2.
Natyrisht jo gjithcka eshte per shkak te mungeses te tij, por numrat flasin qarte dhe prandaj Mazzarri duhet te shqetesohet para ndeshjes me Veronen, qe pervec te tjerash, ka nje sulm te shkelqyer me 16 gola te shenuar deri tani. Campagnaro i mungon shume Interit, aq sa ndeshja e tij e fundit daton ne 26 shtator kunder Fiorentines: eshte nje garanci ne mbrojtje, dhe reflekton siguri edhe tek lojtaret e tjere. Kunder Fiorentines, Interi pesoi golin e dyte ne 5 jave (6 jave nese llogaritim dhe ndeshjen e Kupes kunder Cittadelles). Pastaj Campagnaro demtohet dhe fillon faza tjeter: Cagliari-Inter 1-1, Inter-Roma 0-3, Torino-Inter 3-3. Dicka e cuditshme, duke pare qe ne fillim te kampionatit, skuadra ishte teper kompakte.
Me sa duket, ditet e ardhshme mund te jene do te jene ato me te rendesishmet per shitjen e mundshme…
Wanda Nara gjendet ne kete moment ne Argjentine, dhe te gjithe reflektoret mediatik jane kthyer nga ajo dhe nga Icardi.…
Nuk ka paqe per Barcelonen por as per tranjerin e saj Xavi Hernandez qe eshte kthyer ne nje te obsesionuar…
Ne shtepine Inter vazhdohet te punohet gjate gjithe kohes per partnere te rinj komercial qe mund te ndihmojne klubin. Madje…
Radja Nainggolan vazhdon qe te beje te fitet per te per ceshtje ekstra fushe dhe jo per ato brenda fushes…
E ardhmja mund te jete me afer nga sa e mendojme per Interin. Mbi te gjitha ne sulm, ku Inter…