Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro jashte me Veronen. Pa te…

Campagnaro jashte me Veronen. Pa te…
Xhorxh Gellci

Nese Inter-Verona do te luhej sot, Hugo Campagnaro nuk do te ishte pjese e ndeshjes. Por ne te vertete, jane shume te larta mundesite qe argjentinasi te mos marre pjese as te shtune, pasi edhe dje eshte stervitur i vecuar nga grupi. Interi dhe tifozet e tij jane pak ne ankth, sepse pa te zikalterit kane pesuar 7 gola ne tre ndeshje, ndersa ne 5 javet e para, golat e pesuar ishin vetem 2.

Natyrisht jo gjithcka eshte per shkak te mungeses te tij, por numrat flasin qarte dhe prandaj Mazzarri duhet te shqetesohet para ndeshjes me Veronen, qe pervec te tjerash, ka nje sulm te shkelqyer me 16 gola te shenuar deri tani. Campagnaro i mungon shume Interit, aq sa ndeshja e tij e fundit daton ne 26 shtator kunder Fiorentines: eshte nje garanci ne mbrojtje, dhe reflekton siguri edhe tek lojtaret e tjere. Kunder Fiorentines, Interi pesoi golin e dyte ne 5 jave (6 jave nese llogaritim dhe ndeshjen e Kupes kunder Cittadelles). Pastaj Campagnaro demtohet dhe fillon faza tjeter: Cagliari-Inter 1-1, Inter-Roma 0-3, Torino-Inter 3-3. Dicka e cuditshme, duke pare qe ne fillim te kampionatit, skuadra ishte teper kompakte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.