Categories: Ne plan te pare

Cassano nuk ndalet: “Te gjithe flisni per Nicolo Barella por harroni qe me i forte se ai eshte edhe…”

Antonio Cassano ka marre pjese si cdo here ne direkten ne Twittch te Bobo Tv. Ai e ka nisur gjithcka duke folur per Napolin e ka perfunduar me Interin.

“Spalletti? Per mua ai ka fituar edhe nese arrin i katerti. Ka arritur te krijoje nje skuader dhe kjo eshte nje dicka super.”

“Ka krijuar te Napoli dicka speciale. Juventusi? Nuk mund te fitosh keshtu. Mund te fitosh dhjete ndeshje si ajo qe fitoi, por nese do te vazhdoje keshtu, per mua nuk shkon larg.”

“Ne shkurt ata rrezikojne te jene jashte cdo lufte. Tani kane dy ndeshje te tmerrshme: nje kunder Chelsea dhe nje kunder Torinos. Chelsea te cmonton nese luan keshtu.”

Me pas, ai kalon te Inter-Atalanta: “Nderkohe qe e shikon ne tv mund te mendoje pa frike se po shikoje nje ndeshje te Premier League.”

“Nje nivel kualitativ dhe intensiteti TOP. Mbase do te jete ajo ndeshja me e bukur e sezonit. Mua me pelqen shume ky Inter sepse nga Conte ka mbajtur vetem modulin.”

“Ndeshja ka ndryshuar sepse u fut Dimarco per Bastonin. Eshte e veshtire te sulmosh Atalanten sepse perfundon duke u sulmuar ti nga Atalanta nese e tenton.”

“Por per mua Interi eshte skuadra me e forte per idene e lojes dhe per bindjen qe ka ne aftesite e saj te fituar vit pas viti.”

“Ndihen te forte dhe mund ta fitojne me te vertete Serie A kete vit.”

“Handanovic? Bravo Curva Nord qe po e mbeshtet. Penalltia? Nese jane Sanchez dhe Brozovic ne fushe i them Dimarcos qe te kthehet prapa dhe ta gjuajne ata.”

“Nuk do e lija te gjuante: prisja me shume status te ajo penallti. Sanchez duhet te shenoje dhe duhet ta gjuante ai.”

Ne fund, nuk mungon nje koment edhe Barella, nje lojtar qe Cassano gjithmone ka kritikuar dhe ka thene se nuk i pelqen.

“Per mua kampionati italian eshte prapa kater kampionateve te tjera. Barella po ben mire por jo shume mire.”

“Te gjithe flisni per Nicolo Barella por harroni qe me te forte se ai ka. Barella eshte thjesht nje lojtar i mire, po rritet por nuk ka asnje lidhje me nivelin qe ka De Jong apo edhe Pedri te Barcelona. Ata jane nje nivel tjeter.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, zgjidhet emri kryesor per goditjen ne mbrojtje? “Luan ne Serie A: nuk do te perfundoje si Bremer sepse…”

Eshte Rodrigo Becao, sipas il Corriere dello Sport, objektivi me i fundit ne shtepine Inter per prapavijen zikalter. Mbrojtesi i…

2 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina Kampione e Botes, Transfermarkt publikon vlerat e perditesuara te lojtareve: “Ne vendin e pare eshte…”

Skuadra e Argjentines qe sapo eshte shpallur Kampione e Botes ka pare qe vlerat e lojtareve te skuadres se saj…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe tre refuzimet e Ajax: “Plot tre oferta te zikalterve te refuzuara nga hollandezet per lojtarin e…”

Kurre mos u dorezo. Per Noussair Mazraoui, shembulli i jetes eshte babai i tij Moustafa i cili ka qene gjithmone nje…

2 hours ago
  • Uncategorized

Nga Hollanda te sigurt: “De Vrij, ja dy klubet e medha qe duan ta rrembejne me parameter 0 nga Inter: gati nje…”

Nderkohe qe De Vrij ka pesuar nje demtim diten e djeshme ne stervitje, ai vazhdon te permendet nga mediat per…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, nje lojtar perfshihet ne formacionin e deshtimeve ne Boteror: “Bashke me te edhe lojtare si…”

Me sa duket ka qene nje Boteror totalisht per tu harruar per nje nga lojtaret e Interit qe eshte kthyer…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter ferkon duart? “Gati te tjera miliona nga nje lojtar qe po shkelqen ne huazim: lojtari kerkohet edhe nga…”

Me sa duket Inter po ferkon duart per nje lojtar tjeter te ri te saj qe e ka leshuar ne…

3 hours ago