Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano nuk ndalet: “Te gjithe flisni per Nicolo Barella por harroni qe me i forte se ai eshte edhe…”

Inter Club Staff

Antonio Cassano ka marre pjese si cdo here ne direkten ne Twittch te Bobo Tv. Ai e ka nisur gjithcka duke folur per Napolin e ka perfunduar me Interin.

“Spalletti? Per mua ai ka fituar edhe nese arrin i katerti. Ka arritur te krijoje nje skuader dhe kjo eshte nje dicka super.”

“Ka krijuar te Napoli dicka speciale. Juventusi? Nuk mund te fitosh keshtu. Mund te fitosh dhjete ndeshje si ajo qe fitoi, por nese do te vazhdoje keshtu, per mua nuk shkon larg.”

“Ne shkurt ata rrezikojne te jene jashte cdo lufte. Tani kane dy ndeshje te tmerrshme: nje kunder Chelsea dhe nje kunder Torinos. Chelsea te cmonton nese luan keshtu.”

Me pas, ai kalon te Inter-Atalanta: “Nderkohe qe e shikon ne tv mund te mendoje pa frike se po shikoje nje ndeshje te Premier League.”

“Nje nivel kualitativ dhe intensiteti TOP. Mbase do te jete ajo ndeshja me e bukur e sezonit. Mua me pelqen shume ky Inter sepse nga Conte ka mbajtur vetem modulin.”

“Ndeshja ka ndryshuar sepse u fut Dimarco per Bastonin. Eshte e veshtire te sulmosh Atalanten sepse perfundon duke u sulmuar ti nga Atalanta nese e tenton.”

“Por per mua Interi eshte skuadra me e forte per idene e lojes dhe per bindjen qe ka ne aftesite e saj te fituar vit pas viti.”

“Ndihen te forte dhe mund ta fitojne me te vertete Serie A kete vit.”

“Handanovic? Bravo Curva Nord qe po e mbeshtet. Penalltia? Nese jane Sanchez dhe Brozovic ne fushe i them Dimarcos qe te kthehet prapa dhe ta gjuajne ata.”

“Nuk do e lija te gjuante: prisja me shume status te ajo penallti. Sanchez duhet te shenoje dhe duhet ta gjuante ai.”

Ne fund, nuk mungon nje koment edhe Barella, nje lojtar qe Cassano gjithmone ka kritikuar dhe ka thene se nuk i pelqen.

“Per mua kampionati italian eshte prapa kater kampionateve te tjera. Barella po ben mire por jo shume mire.”

“Te gjithe flisni per Nicolo Barella por harroni qe me te forte se ai ka. Barella eshte thjesht nje lojtar i mire, po rritet por nuk ka asnje lidhje me nivelin qe ka De Jong apo edhe Pedri te Barcelona. Ata jane nje nivel tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.