Categories: Ne plan te pareSpeciale

CdS – Interista, mos duhet t’ju kujtojme se luani kunder Verones dhe jo nje finale? 60.000+ tifoze…

Tifozet e Interit njihen boterisht tashme si “te cmendur” por duket se nuk e kane te kote kete epitetet sepse e kane totalisht te merituar. 

Edhe himi zikalter thote pikerisht kete “Pazza Inter Amala” qe ne shqip do te thote “Duaje Interin e cmendur”, e keshtu, Interi i cmendur i ka bere edhe tifozet e saj pikerisht keshtu, te cmendur.

Jo me kot, Interi eshte skuadra me mesataren me te larte te tifozeve ne Serie A ne vitet e fundit edhe pse sezonet e zikalterve kane qene nder me te dobetit ne histori, por kjo nuk ka qene nje arsye e mjaftueshme per tifozet qe te braktisnin te cmenduren e tyre.

Edhe pse jemi pese dite larg nga e shtuna ku Interi me 31 mars do te zbrese ne oren 15:00 ne Meazza ne prag te pashkeve, tifozet kane ndezur motorret dhe mezi po e presin ndeshjen ndaj Verones.

Interi tashme ka shitur mbi 50.000 bileta per kete ndeshje dhe vendet e vetme ne stadium qe kane mbetur, ose jane ulese teke, ose jane shume larg fushes se blerte.

Per here te disate kete sezon, do te kemi nje Meazza te tejmbushur.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, Interi mendohet se do te arrije te mbledhe ne Meazza mbi 60.000 tifoze, nje numer i frikshem per nje ndeshje ndaj kundershtari si Verona ku asnje skuader tjeter nuk ja ka arritur dot.

Populli Interist per here te disate pergjigjet “prezent” per skuadren e Spallettit.

Corriere dello Sport e mbyll shkimin e saj me nje kujtese te vogel per tifozet e Interit:

“Interista, mos duhet t’ju kujtojme qe luani ndaj Verones dhe jo nje finale Championsi?”

Natyrisht, kjo fjali e Corrieres ka doze humori por eshte edhe nje menyre per te lartesuar tifozerine zikalter qe shkon ne stadium per te pare Interin dhe jo per kundershtarin qe ka perballe. Nje cilesi qe shume pak tifoze e kane, sidomos ne Itali.

Por, ndeshja Inter-Verona eshte shpallur nga Interi si nje nga ndeshjet speciale te vitit per anetaret zyrtare te saj, te cilet do kene mundesi te shijojne edhe shume aktivitete ekskluzive perpara, gjate dhe pas ndeshjes.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: InteristaInteristiInterVeronaspecialetifoze

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazetari i njohur i habit te gjithe: “Tek Inter dikush i ka bere nje ‘puc’ Inzaghit: nje dite para ndeshjes me Barcen kane…”

Me sa duket, diten e sotme fjale shume te ashpra jane publikuar nga gazetari i njohur Michele Criscitiello, qe eshte edhe…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon: “Kemi nje emer totalisht per krahun e majte: as Pedraza e as Mazzochi, por…”

Gjate nje video te sapp uploaduar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghi, gazetar i njohur, ka folur edhe…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Ja ndeshja kur do te rikthehet Romelu Lukaku: e sigurt sepse kemi pare…”

Le te themi si fillim me siguri ate qe dihet ne kete moment: Romelu Lukaku dhe Joaquin Correa pritet qe…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi nuk permbahet: “E di se si mundet Inter: do i mundim duke…”

"Nje fitore e arte". Keshtu e ka nisur fjalen e tij Xavi Hernandez direkt pas fitores ndaj Celta Vigos me…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi ka gati taktiken me te re per te ndihmuar Lukakun kur te kthehet: “Ai do ndihmohet direkt nga…”

Me sa duket, te zgjedhejt e koheve te fundit ne fushe, La Gazzetta dello Sport ka vene re dicka ne…

5 hours ago
  • Uncategorized

TS – Inter, kore te shemtuara dje ne Camp Nou nga tifozet e Barcelones: “Ata kane kenduar edhe…”

Me sa duket, tifozet e Barcelones e kane marre shume keq humbjen e javes se shkuar ne Meazza ndaj Interit.…

5 hours ago