Categories: Ne plan te pare

CF – Inter: “Tkurrja e kapitaleve kineze mund te limitoje investimet e Suning.”

Tkurrja nga autoritetet kineze per eksportin e kapitaleve jashte vendit dhe investimeve ne shoqerite futbollistike mund te ndikoje dhe jo pak strategjine e Suning tek Interi.

Kjo gje behet me dije ne nje dokument zyrtar te klubit zikalter, nje akt qe ilustron te gjitha rreziqet e parashtruara nga autoritetet ne Pekin dhe qe eshte vene ne dispozicion te personave qe kane investuar tek bondi prej 300 milionesh i Interit i pak diteve me pare. Ky dokument sillet ne menyre te plote nga Calcio e Finanza (te cilin mund ta lexoni ketu).

Ne menyre te permbledhur, ne ate dokument thuhet qe:

“Politika dhe rregullat e qeverise kineze, ndryshimet e bera per sa i perket investimeve me jashte dhe valutes se huaj si dhe kushtet politike dhe ekonomike ne Kine mund te limitojne sasine e investimeve te Suning tek Interi. Qeveria kineze kohet e fundit e ka klasifikuar investimin tek skuadrat sportive si “investime te limituara”.

Interi varet direkt nga kontributet e kapitaleve te Suning dhe limitime eventuale te kapacitetit te Suning per te investuar mund te ndikojne negativisht ne rezultatet e operacioneve te Interit. 

Keto kufizime mund te influencojne negativisht edhe ne kapacitetin tone per te thithur shuma nga kontrata sponsorizimi apo kontrata te tjera me pale te treta ne Kine.

Interi varet nga kontributet e kapitalit te Suning edhe per sa i perket likujditetit te nevojshem te menaxhimit te perditshem si dhe per te mbajtur nivelet minimale te kapitalit te kerkuara nga ligji italian.

Qeveria kineze ka ndermarre ndryshime te thella ne politikat e saj dhe rregullat, sidomos per ato qe kane lidhje me kontrollin e kapitalit.

Duke qene se Suning eshte nje kompani kineze, me pjesen me te madhe te aktiviteteve te saj ne Kine, kapaciteti i saj per te investuar para jashte Kines mund te ndikohet negativisht nga keto kontrolle.

Ne pergjgije te rregullave mos lejimit te daljes se kapitaleve nga Kina, PBOC dhe SAFE kane implementuar nje seri kontrollesh per kapitalet ne muajt e fundit, duke perfshire kontrollet teper te ashpra per kompanite kombetare kineze qe transferojne kapital jashte si dhe menyren e pageses se dividenteve.

Edhe qeveria kineze ka treguar shume interes per rregullat e aktiviteve tregtare te investuesve ne skuadrat sportive, sidomos tek ato te huaja, dhe per kete ka perpiluar nje guide per investimet e kompanive kineze tek skuadrat e huaja ne 18 gusht 2017.

Ne kete guide investimet me jashte ne sport jane klasifikuar si “investime te limituara”.

Ne pergjithesi, “investimet e limituara” kerkojne prezantimin ose aprovimin nga komisioni i zhvillimit kombetar (National Development and Reform Commission) dhe te Ministrise se Tregetise.

Nderkohe disa “investime te limituara” (si per shembull, investimet ne sektorin sportiv) me perpara kerkonin thjesht te behej nje njoftim ndersa qe prej Guides se Gushtit 2017, investime te tilla tashme kerkojne aprovim me pare.

Nese keto rregulla do te sillnin me vone ligje te reja apo rregulla per pronaret e aktiviteteve sportive me jashte apo nese PBOC ose SAFE do te impementojne kontrolle te tjera per sa i perket kapitaleve, Suning mund te ndalohet potencialisht qe te beje investime te tejra si dhe do te shtyhet qe te tkurre financimin e Interit ose ne nje skenar akoma me te keq, ta shese Interin. 

Nderkohe, ndersa ne po rrisim volumin e marreveshjeve dhe sponsorizimin e te drejtave te mediave me pale te treta ne Kine, mund te gjejme veshtiresi per te marre pagesat qe duhet te marim per faktin e rregullave qe ndalojne valuten e huaj ne Kine.

Per shembull, duke nisur nga 30 shtatori 2017, 25 milionet e eurove qe kane qene te perfshira ne bilancin e mbyllur ne 30 qershor 2017 per sa i perket Naming Rights and Sponsorshop Agreement nuk jane paguar ende per shkak te kesaj.

Nderkohe, 12,3 milione euro dhe 7,5 milione euro fitimet qe kemi regjistruar respektivisht ne bilancin e mbullur me 30 qershor 2017 dhe tre muajt e pare pas saj deri me 30 shtator 2017, per sa i perket sponsorizimit nga Beijing Yixinshijie nuk jane paguar ende per shkak te kontrolleve te kapitalit si dhe valute se huaj ne Kine.

Nderkohe Interi kerkon nje impenjim financiar nga ana e Suning per te certifikuar vazhdimesine e shoqerise dhe burimet financiare te kontratave.

Pa nje leter suporti nga Suning apo injektime te tjera kapitali apo huazime nga ana e aksionereve, vazhdimesia e shoqerise ne nivelet e larta mund te jete ne rrezik.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: CFkineSuning

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin paralajmeron: “Ka vetem nje menyre per te pare nga cfare brumi eshte i bere Asllani: duke…”

Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta konfirmon gjithcka: “Neser ndaj Salernitanes prape nje mungese e rendesishme: dakordesi ndermjet…”

Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh vendos shume per te ardhmen? “Nga klubi bejne me dije se…”

Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…

1 day ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter-Salernitana, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacion? “Nga minuta e pare edhe…”

Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Bergomi ben parashakimin e madh? “Pasi i kam pare ne Barcelone, di te them se tani Inter mund te…”

Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona-Inter, tifozet blaugrana kthehen keq kunder Messit: “I pacipe: si ka mundesi qe i ben like nje…”

Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…

2 days ago