Categories: 110Inter

#110Inter – Xhaxhai

“Po ti sa vjeç je”, pyeti Giampiero Marini, një nga senatorët e Interit. “17” u përgjigj ai. “Eh, dukesh si xhaxhai im me ato mustaqe”, ja ktheu përsëri Marini. Legjenda e Beppe Bergomit, i njohur nga të gjithë si “Zio”, në shqip “Xhaxhai”, filloi pikërisht kështu, me një bisedë në dhomat e zhveshjes së Interit në fillim të viteve 80′. Bergomi dukej tashmë si një djalë i pjekur, dhe ndoshta ai ishte me të vërtetë i tillë. Në moshën 16 vjeçare, ai ngelet jetim nga babai, dhe lajmi i mbërriti pikërisht kur ishte në grumbullim me kombëtaren e moshave. Në moshën 17 vjeçare ai debutoi në Serie A dhe kur ishte 18 vjeç, fitoi Kupën e Botës në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë si titullar. Kur arriti moshën madhore, kishte përvojën e një veterani, si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj. Dhe në fakt ishte vetëm në fillimet e një karriere legjendare.

“Shumë shpesh mendoj për tim atë, dhe pengu im më i madh është që ai nuk arriti të më shohë Kampion Bote. Po kush do ta mendonte një gjë të tillë në moshën 16 vjeçare?”

Njëzet sezone vetem me fanellën e Interit, me të cilin ai luan 756 ndeshje, 519 prej të cilave në Serinë A, e arriti të fitonte 1 Kampionat, 1 Kupë Italie, 1 Superkupë Italie dhe 3 Kupa Uefa. “Xhaxhai” ishte një nga flamujt dhe kapitenët legjendarë të Inter, por nëse ai arriti të qëndronte aq gjatë në botën e futbollit, kjo është pikërisht falë këmbënguljes dhe inteligjencës së tij taktike. Sepse midis viteve ’80 dhe ’90 futbolli ndryshoi shumë. U kalua nga markimi “tek për tek”, në të cilën Bergomi ishte ekspert, në mbrojtjen zonale, por Beppe ja doli të përshtatej më së miri duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Ai kishte aftësi të shkëlqyera atletike dhe për këtë arsye, luajti shumë sezone si mbrojtës krahu, ndërsa vitet e fundit të karrierës u zhvendos si mbrojtës qendre. Dhe nuk ishte rastësi që në vitin 1998, pas plot 7 viteve mungesë, u grumbullua nga Cezare Prandeli, për të luajtur Botërorin e tij të katërt. Por ëndrra për të përfunduar karrierën e tij, njëlloj siç e filloi, me një Kupë Bote, u pre në mes nga penalltitë në ndeshjen me Francën.

Giuseppe Bergomi ka lindur në 22 Dhjetor 1963. Gjatë gjithë karrierës së tij ka veshur vetëm fanellën e Interit, ku ka qënë edhe kapiten. Në njëzet sezonet tek zikaltërit, ai luajti 756 ndeshje, duke shënuar 23 gola. Në karrierën e tij ai fitoi një kampionat, një Kupë Italie, një Superkupë Italie dhe tre Kupa UEFA. Me ekipin kombëtar Zio luajti katër kampionate botërore dhe fitoi atë të vitit 1982. Me të kaltërit ka koleksionuar gjithsej 81 paraqitje duke shënuar 6 gola.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff
Tags: 110Interbergomi

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

21 mins ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

21 mins ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

22 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

22 mins ago
  • Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…

23 mins ago