Interi pas disa vite pritje, ja arriti me ne fund ndaj Lazios te kualifikohet ne Champions League.
Ka qene pikerisht sezoni 2011-2012, sezoni i fundit ku zikalterit kane marre pjese ne kompeticionin me te rendesishem Europian.
Askush nuk e beson qe kane kaluar kaq shume vite, por kjo eshte e verteta dhe ne keto vite, zikalterit kane marre pjese ne Europa League ku paraqitjet nuk kane qene nder me te mira sepse zikalterit asnjehere nuk i kane dhene rendesine e duhur ketij kompeticioni.
Pikerisht ky fakt sjell nje lajm aspak te mire per zikalterit qe sapo jane kualifikuar ne Champions Leaguen e vitit te ardhshem.
Nese behen llogarite, jane 6 vitet qe Interi ka munguar ne Champions ne total.
Sa shume per nje klub me historine e Interit dhe per klubin e fundit qe ka fituar ne Itali kompeticionin me te rendesishem per klube.
Por sic e permendem edhe me lart, mugesat ne Champions dhe paraqitjet e keqija ne Europa League do te ndikojne shume per keq ne renditjen e klubit kur te hidhet shorti i grupeve.
Interi ne hedhjen e shortit te grupeve do te jete ne vazon e katert: kjo per shkak te koeficentit teper te ulet te zikalterve ne pese vitet e fundit ku ose nuk kane marre pjese ne kompeticionet Europiane, ose kane bere paraqitje teper te keqija ne nivel rezultatesh.
Kete gje e tregon FcInterNews.it, e cila tregon edhe renditjen neper vazo te skuadrave te tjera italiane:
Juventusi do te jete ne vazon e pare.
Napoli do te jete ne vazon e dyte.
Roma do te jete ne vazon e trete.
Ndersa Interi, sic e treguam me lart, mund ti prese nje grup ferri me shume mundesi sepse edhe do e nisin nga vazo e katert.
Por askush nuk e ka mendjen tek vazo ku do te jete Interi sepse me ne fund klubi zikalter eshte rikthyer aty ku ka vendin: ne Champions League.
Per vazon dhe per shortin do te mendohet ne nje moment te dyte.
Diten e diele ne darke do te luhet ndeshja Juventus-Inter, qe me siguri do te shenoje shume edhe per te…
Diten e sotme, sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, nje lajm i rendesishem ka ardhur direkt nga Argjentina. Behet fjale per…
Me sa duket, ka ndryshuar perseri gjithcka edhe per koeficentet e Scudettos ne Serie A, ku kesaj radhe Napoli ndodhet…
Romelu Lukaku, ne vere, ka bere gjithcka per tu rikthyer tek Inter dhe per te fshire nga mendja e tifozeve…
Jemi vetem dy dite larg ndeshjes se shumepritur Juventus-Inter dhe Simone Inzaghi me sa duket ka vetem nje dyshim per…
Inter eshte gati te blindoje Milan Skriniar, nderkohe qe per lojtaret mbi 30 vjec ne skadence ne qershor 2023 ka…