Categories: Uncategorized

Conte, cfare fjalesh: “Te Interi kam vene ne diskutim jeten time. Nuk e di nese tifozet me duan, por une…”

Crotone sjell tek Interi tre pike qe do te thone Skudeto. Ose pothuajse. Interi ka mundur 2-0 ata fale dy golave te Christian Eriksen dhe Achraf Hakimi, duke marre keshtu nje fitore shume te rendesishme ne shtepi. 

Antonio Conte, pas ndeshjes, ka treguar mendimin e tij per mikrofonat e Sky Sport, pak perpara se te shkonte ne konference per shtyp.

Cosmi ka thene se ai ka vene re se skuadra te kupton me sy mbyllur. A jane keto fitore fale kesaj gjeje?

“Ky kampionat po vjen si pasoje e rritjes konstante te skuadres. Jo vetem nga ana teknike, por edhe nga ana e mentalitetit dhe besimit te ai qe ke perkrah.”

“Kush luan dhe kush eshte ne pankine ne kete skuader eshte i perfshire shume. Jo te gjithe kemi te njejtin karakter e kjo eshte dicka e bukur.”

“Kemi pasur mundesine per te bere dicka te madhe dhe me sa duket po afrohemi. Kemi bere te mundur qe te bjere nje skuader qe fitonte Serie A prej nente vitesh. Keta djem meritojne keto gezime, kane bere dicka te mrekullueshme.”

Si do e perjetoni diten e neserme? 

“Pas ndeshjes me Vetonen kisha garantuar nje dite te lire per te gjithe, edhe pse ne rast fitore i premtova djemve se do mernin edhe dicka me shume.”

“Nuk do te takohemi me siguri, preferoj qe te qendrojne me familjet. Do shohim ndeshjet ne shtepi me familjaret tane.”

“Nuk mendoj se duhet te mendojme per te tjeret sepse tashme ka shume pike diference dhe ne jemi shume lart.”

“Ajo cfare do te ndodhe neser nuk ndikon shume te e ardhmja jone. Nuk i kerkojme askujt asgje. Nuk kemi nevoje per askend. E bejme vete punen.”

Ka pasur ndonje moment ku ke menduar se ke arritur objektivin dhe se ke ndryshuar kulturen e Intert?

“Ka pasur nje proces rritje te rendesishem. Kam shpjeguar ne konference se duhej bere nje rrugetim i mire.”

“Duhet bere nje rrugetim i jashtezakonshem ne fakt per te arritur kete qe po arrijme ne. Jo te gjithe ja dalin.”

“Ne kemi ndare se bashku nje enderr, kemi dashur te bejme dicka te madhe per historine e Interit. Per tu futur ne histori duhet te fitosh, keta djem jane nje hap larg.”

“Jam shume i lumtur qe i kam ketu dhe jane te bindur. Por nuk eshte dashur shume pune per ti bindur, i kam gjetur te gatshem.”

Me e veshtire te fitosh ne Torino ne vitin e pare apo te fitosh me Interin kete vit? 

“Kane qene dy situata me veshtiresi shume te medha. Te Juventusi vajta pas ngjitjes ne Serie A me Sienen dhe Juventusi e kishte mbyllur ne vendin e shtate.”

“Nuk kishte nje vizion, kam qene me fat sepse kam gjetur nje president tifoz dhe arritem qe te benim dicka te jashtezakonshme.”

“Ne u nisem pa qene favorit dhe mundem Milanin e Ibrahimovic dhe Interin e Tripletes. Me Interin pastaj kam bere zgjedhjen me te veshtire ne jete.”

“Kam vene ne diskutim jeten time sepse jeta ime eshte futbolli dhe nese do te deshtoja ketu nuk do e pranoja kurre. Por nuk jam fshehur, kam dhene gjithcka.”

“Une mbetem tifoz i te gjitha skuadrave qe kam drejtuar. Por kur jam ne krye te nje skuadre, une jam tifozi i pare i kesaj skuadre. I mbroj me nder dhe krenari ngjyrat e saj.”

“Nuk ka qene e thjeshte te futem ne zemrat e interistave, edhe pse nuk e di nese jam futur plotesisht ne zemrat e tyre.”

“Por une kam dhene gjithcka nga vetja ime per kete skuader.”

“Kesaj radhe e kam vene veten ne dyshim ne menyre te rendesishme duke pranuar qe te stervis Interin duke pare situaten qe ishte kur e mora drejtimin e skuadres.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

7 hours ago
  • Uncategorized

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”

Direkt nga faqet e Libero, Fabrizio Biasin ka dashur te flase per ndeshjen Inter-Barcelona dhe ka leshuar edhe nje mesazh…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gati dy rikthime te medha ndaj Barcelones ne Camp Nou? “Mesohet se po behet gjithcka per…”

Simone Inzaghi po punon fort per ndeshjen me Sassuolon, qe do te luhet neser, por syte jane nga Barcelona. Nje…

7 hours ago
  • Uncategorized

INTER, KY ESHTE FORMACIONI ANTI-SASSUOLO: “Inzaghi duket se ka vendosur: do ule ne stol nje si…”

Duket se po vine lajmet e para ne prag te ndeshjes se Interit ndaj Sassuolos qe do te luhet diten…

8 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

13 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

13 hours ago