Categories: Uncategorized

Conte e kap me drejtuesit pas ndeshjes: “Duhet te flasin ata. Duhet te dalin dhe te thone nese…”

Interi i tij, edhe pse pesoi dy gola, ka arritur qe te shenoje dhe te evitoje humbjen ne San Siro, qe do te ishte me te vertete nje problem akoma me i madh.

Por 2-2 ndaj Parmes nuk ka se si te gezoje Interin, qe e ka marre kete barazim me shijen e nje humbje duke pare ate qe do te sillte nje fitore.

Gjithesesi, menjehere pas ndeshjes, keto kane qene fjalet e Contes per Sky Sport:

DUHET TE JEMI ME TE KEQINJ – “Nje ndeshje e vuajtur per shkak te rezultatit. Nuk eshte hera e pare qe nje ndeshje te cilen ne e dominojme totalisht, rrezikojme ta humbasim.”

“Futbolli ky eshte, nese nuk shenon, nuk fiton. Dhe ne sot, per te disaten here, kemi gabuar shume perseri.”

“E kjo nuk shkon, duhet te bejme me shume gola. Duhet te jemi me te keqinj para portes. Kaq e thjeshte. Parma ka pasur dy raste te vetme dhe me thoni, sa gola shenoi Parma?”

“Por nuk eshte hera e pare dhe prandaj duhet te shohim veten ne pasqyre dhe te permiresohemi. Te permiresohemi e te behemi me te keqinj, sepse per kete jemi ketu, per te shfrytezuar rastet qe krijojme.”

“Ndryshe paguajme pasojat pastaj. Sot po paguajme pasojat per shembull.”

LOJTARET IMPENJOHEN, POR… – “Faza e sulmit eshte e rendesishme. Kur krijon kaq shume, do te thote se ke qene mire.”

“Por nuk kemi konkretizuar. Kur kemi arritur atje, jemi treguar shume te pasakte dhe pak te bindur per te shenuar.”

“Ja pse po flasim per kete rezultat. Sepse per impenjimin kam pak per te thene, te gjithe mundohen dhe bejne te tyren.”

“Mund te benim me mire, por Parma beri dy gjuajtje dhe shenoi dy gola.”

REAGIM – “Kur humbasim topin, duhet te reagojme qe te kerkojme ta rimarrim ate. Linja e mbrojtjes duhet te beje me mire.”

“Te mos nisim duke folur vetem per fazen e sulmit. Nuk po flas per nje skuader qe dorezohet. Por nese nuk shenon, nuk fiton.”

“Shpesh here te tjeret nuk na gjuajne ne porte, ose kur e bejne, kane nje perqindje realizative shume te larte. Shenojne menjehere. Me siguri duhet te bejme me mire.”

“Them se ndeshje si keto, ku ti stra-dominon, duhen fituar. Nese ke ambicje normalisht te luftosh per lart ne klasifikim.”

RESPEKT – “Kete vit nuk flitet fare per shtepi apo transferte, sepse luajme pa publik. Nuk ndryshon asgje.”

“Te gjithe kerkojne te bejne ndeshjen e tyre. Kunder nesh luajne ne menyre mbrojtese te gjithe. Parma dhe Shakhtar kane ndryshuar modul qe te na limitojne, do te thote se na respektojne.”

GABIMET ARBITRALE – “Gabimi i arbitrit? Duhet te flasin ata. Eshte e drejte qe drejtuesit te thone dicka. Nese kane dicka per te thene…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Icardi shume shpejt mund te rikthehet ne Serie A si kundershtar? “Ai ka marre nje oferte nga…”

Inter dhe Mauro Icardi ka qene nje histori dashurie qe ne nje fare menyre, ka perfunduar ne nje urrejtje (nese…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene: “Ja dy ofertat e PSG per Skriniar te cilat Marotta i ka refuzuar: njera eshte prej…”

Diten e sotme, Gianluca Di Marzio ka dashur te flase per Milan Skriniar dhe eshte kthyer disa muaj prapa ne…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Skriniar? Kam folur jashte mikrofonave me Ausilion dhe me ka thene se lojtari ka…”

Duke folur per Telelombardia, Fabrizio Biasin kesaj radhe eshte ndalur edhe te e ardhmja e Milan Skriniar. Ashtu si dihet…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet Calhanoglu: “Kush e do e marre yllin e dyte me shpejt: Inter apo Milan? Ate e di vetem…”

Endrra Champions, rregutimi per Scudetton, raporti me Inzaghin e ardhmja e Skriniar por edhe rivaliteti me Milan. Keto jane vetem…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Kam pyetur dje gjate darkes Ausilion per Thuram dhe me eshte pergjigjur keshtu”.

Duke folur ne studiot e Telelombardia, Fabrizio Biasin, gazetar i njohur dhe shume prane botes Inter, eshte ndalur edhe te…

17 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, Lotito zbulon “padashje” denimin qe do te marre Juventusi? “I ka thene lojtareve te tij qe ne fund te sezonit…”

Viti 2023 pritet te jete nje vit shume i rendesishem edhe per te ardhmen e Juventsit duke pare skandalin e…

17 hours ago