Categories: Uncategorized

Conte nuk gjen paqe: “Ja cfare me vret me shume nga sot. Tifozeve i kerkoj vetem dicka: qe ti japim nje mundesi skuadres te rritet.”

Conte rrugetimin e tij me Interin ne Champions League e ka nisur me nje barazim 1-1 me Slavian e Prages ne shtepi. 

Ai, pasi u intervistua per Sky Sport, ka zhvilluar konferencen per shtyp ashtu si eshte tradite pas nje ndeshje te Champions League.

Si e analizon sfiden e pare te Interit ne kete Champions League? 

“Jemi shume te zhgenjyer, nuk ka qene aspak nje ndeshje e mire. Kemi treguar shume pak nga ideja jone e futbollit dhe per kete gje jam shume i merzitur dhe i marr une pergjegjesite.”

“Nuk kam ndikuar tek skuadra ashtu si duhet te beja, nuk kam bere zgjedhjet e duhura dhe e kam pergatitur gabim ate. Nuk e kam problem ta pranoj edhe pse kemi pasur pak kohe ne dispozicion.”

“Sot kemi treguar me te vertete pak ne fushe dhe Slavia eshte treguar me e zonja ne gjithcka. Duhet te kuptojme nga kjo ndeshje se nuk kemi arritur ende asgje dhe kemi nje mal te tere per te ngjitur perpara.”

Si e shikon rezultatin e sotshem ne prag te derbit? Mund te ndikoje negativisht?

“Duke u nisur nga fakti qe nuk arritem ate qe donim, dua ta konsideroj kete ndeshje nje mesim per te gjithe ne. Por kemi bere hapa pas sot ne fushe. Derbi do te doje nje skuader tjeter ne fushe nese do duam te dalim me rezultat prej tij.”

Si eshte Candreva? A mund te rekuperohet per ne derbi?

“Ka pesuar nje goditje, nuk eshte ndjere mire. Nuk e di akoma se si eshte.

Nga cfare lindin veshtiresite e sotme?

“Ne stervitemi per zgjidhje te ndryshme. Ndaj Udineses kemi shtyre mbrojtesat qe te ndertojne lojen, ashtu si ndodhi edhe tek goli me Godin qe beri assist.”

“Stervitemi ne baze te kundershtareve dhe ne baze te menyres se si luajne ata. Sot beme pak me mire ne pjesen e dyte, por nuk ishte mjaftueshem. Nuk jemi aspak te kenaqur.”

“Ate qe them se duhet te rritemi gjithmone, nuk e them kot. Por e pranoj qe jam tek Interi dhe duhet ti kuptoj ata qe duan qe te bejme gjithcka menjehere dhe cdo gje shpejt.”

“Por te mos harrojme nga nisemi. I falenderoj tifozet qe na mbeshteten deri ne fund fare, por ka dicka qe me vret shume sot: per mua 1 pike apo 0 pike vlenin njesoj sot. Nuk e benin diferencen ato.”

“Nuk mund te shkojme ne shtepi te kenaqur me kete ndeshje. Duhet te mendojme si ti evitojme ndeshje te tilla.”

Zhang Jindong ne keto dite ka qene me skuadren. I ndjeni pronaret afer klubit?

“Jemi te lumtur me afersine qe pronaret i ofrojne Interit dhe jemi te lumtur qe presidenti vjen shpesh dhe kalon kohe me ne ne Appiano.”

“Eshte e drejte qe pronaret e Interit te jene afer. Nuk duhet te vendosim limite sepse pastaj ato behen alibi. Kam thene qe duhet te pedalojme dhe te rritemi ne shume kendveshtrime.”

“Por jam i zhgenjyer nga paraqitja pikerisht sepse jam une pergjegjesi per te. Nuk i ndihmova djemte ashtu sic duhej.”

Eshte e rralle te shikosh nje skuader si ajo e jotja te luaje me topa te gjate: a eshte gabuar dicka ne loje sot?

“E thashe edhe tek intervista me pare, sot kemi treguar shume pak nga ideja qe kemi ne per futbollin. Mendojme se mund te permiresohemi dhe jam pergjegjes per kete dhe keshtu marr fajet mbi vete sepse mendoj se gabova une.”

“Tifozeve i kerkoj vetem dicka: Eshte gjeja e duhur ti japim nje shans ketij grupi lojtaresh dhe kohen e duhur per tu rritur. Ajo qe me intereson eshte qe ne fund te cdo ndeshje djemte ta kene bluzen qull ne djerse, do te thote se kane bere maksimumin.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro Martinez zbulon: “Ja kush ma ka ndryshuar jeten ne dy vitet e fundit. Do i jem gjithmone mirenjohes nje njeriu si…”

Femijeria ne Bahia Blanca, Racing, Inter dhe Boterori ne Katar me Argjentinen. Keto jane disa nga temat e prekura nga…

3 hours ago
  • Uncategorized

Ranking UEFA, cfare kapercimi nga Inter: “Plot 10 vende me lart pas fitores me Barcen: tani vazo e dyte eshte…”

Fitorja e bukur e Interit ndaj Barcelones ne Champions League ka pasur nje vlere vertete te madhe jo vetem per…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calhanoglu ndalet te flase per UEFA: “Cfare nate fantastike ajo te marten. Ne vecanti falenderoj…”

Match winner i te martes ne mbremje ne Champions League, me nje gol shume te bukur, ka folur per kanalin…

3 hours ago
  • Uncategorized

Nje lojtar nga tifoz dhe pjestar i Curva Nord, sot eshte titullar i Interit: “Histori e pabesueshme ajo e…”

Nje moment shume i bukur per dimarcon, qe pas dopietes ne Kombetaren e Italise, ka gjetur golin edhe me Interin…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, do te luaje Asllani ndaj Sassuolos apo jo? Inzaghi ka vendosur: “Mikhytarian do jete ne…”

Ata qe kane bere diferencen me Barcelonen nuk kane qene vetem mbrojtesit, por edhe kualiteti ne mesfushe. Calhanoglu ne regji,…

3 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, po perendon era Handanovic? “Me sa duket kapiteni zikalter ka marre nje…”

Ka shume deshire per Andre Onana mes tifozeve te Interit. Normalisht, pa munguar respekt ndaj Samir Handanovic. Te gjithe e…

7 hours ago