Categories: Uncategorized

Conte zbulon gjithcka: “Realin e kam refuzuar dy here. Nuk mund ta imagjinoni dot se sa shume jam…”

Konference per shtyp prag-Champions League per Antonio Conte, qe ka folur keshtu nga salla per shtyp e Alfredo Di Stefano Stadium. 

Ai ka folur per sfiden e sotme ndaj Real Madrid, dhe fjalet e tij ne shqip vijne tek ju nga Inter Club Albania.

Si eshte Alexis Sanchez? Mund te luaje nga minuta e pare apo me mire te kemi durim?

“Sanchez edhe rikthyer vetem sot (dje) ne stervitje me grupin.”

Si zgjidhet problemi i efikasitetit ne zonen gol?

“Nje pyetje e veshtire. Duhet te vazhdojme te punojme ne stervitje, duhet te vazhdojme te krijojme situata, te prodhojme gjuajtje, te bejme me mire ne zonen gol.”

“Kam folur me pare se duhet te jemi te keqinj, por nuk vlen vetem per sulmuesit por per te gjithe lojtaret.”

“Vitin e kaluar kemi shenuar shume gola, 113 te tille, dhe e kemi nisur kete sezon duke shenuar perseri shume.”

“Proporcionalisht, rastet qe krijojme nuk na kane sjelle aq gola sa duhet. Bejme shume gola, por mund te bejme akoma me shume.”

“Po stervitemi shume qe te perfshijme te gjithe lojtaret ne fazen sulmuese.”

Ne nivel kalimi turni, kjo ndaj Real Madrid eshte pothuajse nje sfide shume decizive…

“Ne cdo ndeshje duhet te kerkojme qe te bejme pike. Nuk mund te arrish gjithmone te fitorja, si per shembull per shkak se Shakhtar dhe Borussia kane luajtur shume mire me ne, kemi dale me nje barazim. Pra nuk eshte gjithmone i mundur rezultati me i mire.”

“Por Real Madrid eshte nje skuader shume e forte, e ndertuar per te fituar Champions League.”

“Kane lojtare qe kane fituar disa here kete kupe, e dime se do te jene nje skuader e forte per tu perballur edhe pse kane humbur ne menyre te cuditshme ndaj Shakhtar dhe ndaj Borussias kane barazuar vetem ne fund.”

“Do te vuajme: duhet te jemi te zotet te perfitojme nga rastet qe do te kemi. Ne vime ketu per te propozuar lojen tone, nuk do te futemi ne ndonje cep duke kerkuar vetem nje goditje per te fituar. Do te bejme lojen tone.”

“Do te luajme kete ndeshje pa frike ne drejtim te askujt, do te propozojme kualitetet tona.”

Do te pelqente te stervisje Realin e Madridit ne te ardhmen?

“Ne kete moment per hir te vertetes jam shume i perqendruar tek Interi, kam nisur ketu nje projekt me klubin per te cilin jam shume i lumtur. Nuk mund ta imagjinoni dot se sa shume i perqendruar jam tek Interi.”

“Po krijojme dicka te rendesisjme. Ne te kaluaren eshte e vertete, kam pasur mundesin te behem tranjer i Real Madrid por nuk ishte mbase koha e duhur.”

“E kam refuzuar dy here Realin. Por tani kam deshire vetem te vazhdoj projektin tim tek Interi.”

Sa afer ke qene me Real Madrid?

“Me siguri ne te kaluaren kane qene disa momente ne te cilat kam qene vertete afer se berit tranjer i Real Madrid.”

“Por sezoni kishte filluar, do te ishte e veshtire te nisja nje pune ne mes. Klubi kishte bere nje programim te sajin dhe mu duk e drejte te refuzoja.”

Cfare raporti ke me Zidane, shokun tend qe nga koha e Juventusit?

“Kujtimi im per te eshte i pabesueshem. Nga ana futbollistike, te gjithe e njohin ate. Por Zizou eshte nje djakosh i mrekullueshem.”

“Une kam nje kujtim mjaft te bukur per te. Lojtari ka qene nje talent me vete, por njeriu Zizou ka qene shume i madh gjithashtu.”

“Ai ka qene i pari gjithmone. Eshte nje tregues se si me pune mund te arrihet shume lart. Kam kuptuar se donte te bente tranjerin kur kam qene ne nje darke me te ne Torino, kur isha tranjer i Juventusit: me ka bere disa pyetje, e dija ku donte te dilte.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

CorSera zbulon: “Inter, ja endrra e madhe e merkatos se janarit: “Nuk do te jete aspak e thjeshte”.

Inter prej kohesh po planifikon me kujdes merkaton e saj dhe lista e Marottes dhe e Ausilios eshte teper e…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Handanovic? “Me sa duket lojtari ka filluar te kete nje dyshim te forte per…”

Pas 11 vitesh martese, duket se mund te mbaroje shume shpejt (ne qershor...) historia e dashurise mes Interit dhe Handanovic.…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SPANJA – “Inter, kujdes: per objektivin e madh mund te futen ne gare edhe ‘parate e sheikeve’: oferte nga…”

Diten e sotme ne Spanje ka pasur hapsire edhe per Marcus Thuram, nje nga protagonsitet e Boterorit ne Katar me…

2 days ago
  • Uncategorized

Barcelona, Laporta nuk permbahet: “Cfare tmerri ka qene eleminimi ndaj Interit. Ajo ndeshje me ka bere te…”

Pasi kane ftuar Xavi pak dite me pare, Barca TV ka hapur studiot e saj edhe per presidentin e Barcelones,…

2 days ago
  • Uncategorized

Flet edhe agjenti i Lautaro dhe Hakimi: “Lauti i dashuruar me klubin. Hakimi tek Inter? Nuk e di, ai eshte…”

Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martinez, eshte ndalur te flase per mikrofonat e TVPLAY_CMIT duke u ndalur ne disa tema te…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Asllani dhe i dergon nje mesazh Inzaghit: “E rendesishme te luaj sepse keshtu shoket kane me…”

Diten e djeshme pas fitores ne miqesore, per mediat eshte ndalur te flase edhe talenti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.…

2 days ago