Categories: Uncategorized

Conte flet per UEFA-n: “Ja pse zgjodha Interin. E di shume mire cfare do te thote ta fitosh dhe ta humbasesh.”

Antonio Conte, tranjeri i Interit, flet keshtu ne vigjilje te debutimit ne Champions League me Interin qe eshte ne program neser ndaj Slavia Prages ne Meazza. 

Pas nje nisje teper te mire kampionati, tranjeri zikalter ka folur per kete moment te zikalterve: “Deshirojme qe te bejme krenare tifozet tane. Duam te luajme nje futboll qe i entuziazmon te gjithe dhe me te cilin te identifikohemi ndeshje pas ndeshje.”

“Te fiksojme objektiva ne kete moment eshte e veshtire, te shohim rruges cfare do te ndodhe por ne jemi gati.”

“E rendesishme eshte qe ne fund te mos kthejme koken pas dhe te kemi pendesa. Per kete duhet te japim te gjithe 110% nga vetja jone.”

Sa e rendesishme eshte Champions League per nje klub? Do te provoni ta fitoni?

“Une e kam fituar. Kam luajtur kater finale dhe kam humbur tre. Prandaj e di shume mire se si ndihesh kur e fiton por edhe me mire akoma se cfare do te thote ta humbasesh”

“E di se sa e veshtire eshte ta fitosh dhe sa e dhimbshme eshte ta humbasesh nje finale Champions League. E kam provuar tek Juventusi.”

“Nuk me pelqen ama te flas per fat, por eshte nje aspekt shume i rendesishem ne Champions sepse per nje gjuajtje qe del brenda ose jashte, ti mund te ndryshosh komplet sezonin.”

“Por ka shume aspekte per te konsideruar. Edhe forma, skualifikimet, kalendari, demtimet. Eshte normale ama, sepse po flasim per kompeticionin numer nje ne bote.”

Shorti i Champions League ju ka dhuruar edhe Barcelonen. Cfare do te thote te perballesh me ta?

“Do te jete nje sfide shume magjepsese. Nga ato sfida qe dhurojne motivime dhe te shtyjne qe te japesh maksimumin.”

“Mendoj se edhe ata jane te lumtur qe do te sfidojne Interin. Ne e kemi nisur mire rrugetimin tone dhe duam ta cojme deri ne fund ne menyren me te mire te mundshme.”

“Te perballesh me skuadrat e medha ne Champions League eshte menyra me e mire e mundshme per tu rritur. Aty e kupton se cfare te mungon per te qene nje skuader top.”

Sezoni ka nisur shume mire, me disa fitore rresht. A pritej nje nisje sezoni kaq pozitive?

“Jam nje njeri me kembet ne toke une. Te nisesh mire vitin eshte pozitive por jemi te bindur per veshtiresite qe mund te hasim rruges.”

“Jemi nje skuader ku i vetmi qe ka fituar trofe me shume mundesi eshte Diego Godin prandaj duhet qe te mblidhemi dhe te bashkohemi per te bere sa me te lumtur tifozet tane.”

Cfare te ka bindur per te ardhur tek Interi?

“Me ka bindur serioziteti i projektit. Me ka bindur serioziteti i drejtuesve dhe Interi vete. Te gjithe kane deshire per te bere mire.”

“Eshte e paevitueshme qe do te duhet pak kohe sepse te mos harrojme qe ka 9 vite qe Interi nuk fiton por e di shume mire qe kemi nisur nje rruge teper te mire per te punuar me njerez serioz dhe me deshire per te bere mire.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

8 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

9 hours ago