Categories: Uncategorized

Conte frikeson Interin: “A do te qendroj ne fund te sezonit? Nuk e di. Une dua qe tifozet te marrin vesh…”

Pas 1-1 ndaj Napolit, Interi ka perseritur keshtu rezultatin e Maradones edhe ndaj Spezias duke kaluar perseri ne disavantazh per nje gabim tjeter te Samir Handanovic.

Nderkohe, pas intervistes qe Conte ka dhene dje per Sky Sport dhe qe e sollem per ju pas ndeshjes, tranjeri ka folur edhe ne konference per shtyp.

“Te gjithe do kishim vene firmen qe te barazonim sot dhe te kishim kete diference me te tjeret ne fillim te sezonit.”

“Por kemi pasur shume raste, mund te ishim me kualitativ perpara por e kuptoj qe topi ka filluar te behet pak me i rende tani.”

“Ka djem qe jane per here te pare ne situata si keto. Kampionati eshte nje objektiv i bukur dhe i jashtezakonshem.”

“I kam bere komplimente djemve. Nuk kemi nenvleresuar asgje dhe kjo skuader eshte gjithmone e perulur.”

Sa afer eshte endrra e madhe?

“Me siguri qe ndeshjet tashme jane gjithmone e me pak. Ashtu si per te gjitha gjerat, kur fillon te shohesh gjysmen e rruges, fillon te jesh pak i emocionuar.”

“Por ne duhet te jemi te qete dhe te besojme te puna jone. Kemi punuar shume dhe djemte e dine qe jane ne gjendje per te bere dicka te rendesishme kete sezon.”

Cfare pret te shohesh me shume nga ky Inter?

“Une pres te shoh Interin qe kam pare kete sezon por edhe sezonin e shkuar. Pres te shoh nje rritje te vazhdueshme sepse po perjetojme nje eksperience te re.”

“Vitin e shkuar kemi bere nje rrugetim te rendesishem. Kete vit kemi mundesine te fitojme Skudeton. Te permiresohemi akoma dhe te bejme dicka te pabesueshme.”

“Te bejme dicka qe skuadrat e tjera ne dhjete vjecarin e fundit nuk kane arritur ta bejne dot.”

Cila ka qene ideja jote per Super League?

“Une e thashe edhe pak me heret. Ideja ime eshte qe per sportin dhe traditen duhet te bejme me shume dhe ta respektojme ate.”

“Traditat duhen ruajtur dhe nuk duhen prekur. Futbolli eshte pasion, nuk eshte vetem biznes. Duhet te kete gjithmone meritokraci.”

“Por kemi edhe nje pike tjeter, ku FIFA dhe UEFA qe organizojne turne nuk bejne reflektimet e duhura dhe klubeve i japin shume pak ne krahasim me ate qe klubet i japin atyre.”

“Ata organizojne, marrin te drejtat televizive, dhe nuk e kuptoj pse nga 10 ti jep vetem 3 per klubet.”

“Kjo duhet te na beje te reflektojme. Perdoren lojtaret, perdoren klubet, perdoren te gjithe. Por nese perdoren, duhet te paguhen.”

“Duhet te kete shperblime me te mira nga UEFA ne drejtim te klubeve te futbollit. Thene kete, une jam kunder Superliges.”

Tifozet te shohin si nje pike referimi te rendesishme. A e shikon veten tek Inter edhe sezonin tjeter apo per nje kohe te gjate? 

“Ashtu si e kam thene shpesh here, une po punoj per te tashmen. Te gjithe po punojme per te tashmen.”

“Mund te bejme dicka te bukur per te tashmen. Eshte e kote te fshihemi pas nje gishti. Ky vit ka qene teper i veshtire per disa probleme te klubit, pandemise e gjera si keto.”

“Eshte e paevitueshme qe ne fund te sezonit duhet te takohemi dhe te qartesojme disa gjera. Mendoj se tifozet e meritojne nje shpjegim per gjithcka.”

“Me pas, te vendosim edhe te ardhmen. Por tani nuk di asgje. Duhet te vendoset bashkarisht.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Dzeko nuk permbahet dhe zbulon: “Tani qe kam shenuar golin e 100 ne Serie A do ftoj gjithe skuadren per…”

Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…

9 hours ago
  • Uncategorized

Perse nuk flet askush per nje nga lojtaret me te mire dje? “Fenomenal: nese do e kisht emrin Bremer do flisnim per…”

Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana flet si nje veteran i vertete: “Nje fitore e madhe per Interin tone. Kemi fituar vetem fale…”

Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…

10 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Sassuolo-Inter: “Dzeko me i miri por nje note ulet shkon per Asllani dhe Lautaro: ata marrin nje…”

Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, pas Sassuolos flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse e zevendesova Asllanin. Mendoj se ai…”

Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…

10 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset, cfare prapaskene: “Pak pasi Handanovic e mori vesh qe nuk do ishte titullar, ka mbledhur…”

Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…

10 hours ago