Categories: Uncategorized

Conte: “Kam nje grup shume te pergjegjshem. Jemi te paret qe e kuptojme gabimin. Brozo i mrekullueshem.”

Kjo eshte konferenca e plote per shtyp ne prag te Inter-Parma e tranjerit zikalter, Conte. 

“Une jam kumbari i vajzes se D’Aversas. Kemi nje raport special. Edhe me drejtorin sportiv Faggiano jemi miq femijerie. Duhet te bejme kujdes, Parma eshte shume mire.”

“Ne sulm jemi nisur me nje ide te qarte, e dinim qe kishim tre sulmues me karakteristika te vecanta. Lukaku, Lautaro dhe Sanchez. Politano nuk eshte nje sulmues i pare, por ka luajtur si sulmues i dyte kur ka luajtur.”

“Kemi zhdoganuar Espositon duke pare demtimin e Sanchez dhe ai ka luajtur shume mire si sulmues ne vere me Perisic. Te shohim si do zhvillohet situata e Sanchez. Mbi merkaton do te marrim vendimet e duhura me klubin. Do te gjejme nje zgjidhje sa me te mire se bashku.”

“Demtimet? Duhet te vleresojme me mjeket disa situata. Duhet te kalojme keto veshtiresi. Ashtu si kemi bere ndaj Dortmund. Nuk kemi as tre dite te plota pushimi.”

“Kur do te shihet ideja ime mbi Interin? Nese ke nje ide, e shikon menjehere pas nje jave. Por me pas vetem mund ta permiresosh kete ide. Por nese e ke, e ke menjehere. Dhe mendoj se nje ide e Interit tim mund te duket edhe kur kemi topin edhe kur nuk e kemi topin.”

“Shume italiane? Objektivi im dhe i klubit eshte qe te besojme tek lojtaret e forte. Italiane apo te huaj, te jene si te jene. E rendesishme eshte te jene te forte. Por eshte e paevitueshme qe lojtari italian te jep garanci te menjehershme.”

“Ne ne Itali punojme me shume me taktiken, me video. Lojtari italian eshte i mesuar. Por per shembull, une Handanovic e konsideroj italian. Ka mentalitet italian. Jane keta lojtare qe te japin nje dore.”

“Zevendes Brozovic? Per karakteristika, Sensi mund te luaje perpara mbrojtjes. Por une e preferoj perpara sepse e shikon mire futbollin. Stefano gjithesesi mund te luaje aty. Pastaj eshte edhe Borja Valero.”

“Fjalet e Agnellit qe eshte pare jo i lumtur ndaj meje? Ne shikojme veten tone. Por nese duhet pare patjeter, me mire te shohim para dhe jo prapa. Kemi nisur nje rruge te re, te fokusohemi tek kjo, jo tek e kaluara.”

“Minutat e fundit kunder Sassuolos? Djemte ishin te paret qe nuk ishin te lumtur. Por me Dortmundin pame nje pergjigje shume te mire. Jemi te paret qe e kuptojme kur dicka nuk shkon mire. Kam nje grup te pergjegjshem.”

“Rritja e skuadres ka ndodhur dhe ka kaluar nepermjet disa koncepteve. De Vrij, ashtu si ishte Bonucci, eshte shume i rendesishem dhe kundershtaret nuk mund ti japin atij liri veprimi. Tre mbrojtesat e mi jane te paret qe ndertojne lojen.”

“Brozovic mund te permiresohet ne vertikalizim dhe ne assist, por edhe ne fazen mbrojtese. Pirlon nese e mbani mend, ka qene nje gjeni. Kroati eshte i ndryshem, por po punon shume. Eshte nje zbulim pozitiv per mua.”

“Agoume? Ai duhet te beje ende disa hapa. Ka sigurisht kualitete por vjen nga nje kampionat i ndryshem. Ne jemi shume taktike, ai ka nevoje per nje hap tjeter perpara se te mendoje te luaje per skuadren e pare. Por i ka te gjitha kualitetet, po punojme.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago