Categories: Uncategorized

Conte, plas sherri me Capellon pas ndeshjes: “Nuk dua te pergjigjem. Plani B? Morem fund nese…”

Duhej nje gol dhe nuk erdhi. Biskota e famshme Real dhe Borussia nuk ndodhi, por Interit i duhej nje fitore dhe kjo fitore nuk u arrit dot.

Barazimi me Shakhtar ka eleminuar Interin dhe Conten nga Champions League. Por nuk do te jete as Europa League tani, sepse Interi doli e katerta.

Tranjeri zikalter me pas ka analizuar ndeshjen per mikrofoant e Sky Sport, ku nuk eshte pare aspak i qete dhe ka bere edhe nje sherr me Capellon per punen e planit B dhe nje pyetje as nuk i ka kthyer as pergjigje.

Nje provim i deshtuar nga Interi: sa shume mungoi sot te qenit te keqinj para portes dhe personaliteti?

“Jane mendimet tuaja keto dhe i respektoj. Por nuk me gjejne dakort. Mendoj se skuadra dha gjithcka ne fushen e lojes.”

“Eshte e pabesueshme qe ne 180 minuta kunder Shakhtar ne nuk kemi arritur te shenojme asnje gol.”

“Portieri i tyre ka qene me i miri si ne ndeshjen e kaluar por edhe ne kete ndeshje. Nuk e gjej veten dakord me ju kur vjen puna e te qenit te keqinj.”

“Cfare te qenit te keqinj? Djemte dhane gjithcka nga vetja ne fushen e lojes.”

Mungon dicka te goditja finale, duhet nje kapercim kualiteti dhe kjo mungon ne arenen nderkombetare me shume…

“Jane vleresime qe duhen bere ne te ftohte keto dhe jo pas nje nate si kjo. Mes nesh ka shume keqardhje dhe zhgenjim.”

“Por nuk do me kapni dot duke thene se mungoi perqendrimi apo vullneti i skaudres. Mungoi goli dhe nese nuk shenon nuk fiton.”

“Nuk kemi qene as me fat me arbitrat dhe me VAR. Nese shikon me kujdes situatat qe kemi pesuar kunder, edhe per kete me vjen keq. Arbitrat nuk kane bere punen mire me ne. Duhej nje gol ama, e ti nese nuk shenon, nuk fiton, e thjeshte.”

Mungese energjie apo nuk mungonte as ajo? Po ndryshimet me me shume kualitet si Sanchez dhe Eriksen pse nuk ke menduar ti beje me heret duke pare se energjia ishte e paket?

“Sanchez u fut ne minuten e 75, njezet minuta loje. Do te kishim perkeqesuar shume lojen nese do te luanim me shume me tre sulmues.”

“Energjia ne mesfushe kishte mbaruar se ata lojtare kisha. Ose do ta fusja Sanchez si sulmues ose Eriksen ne vend te Gagliardinit. Nje nga te dyja.”

“Futa ne fillim Sanchez dhe me pas Eriksen kur e pash qe Lautaro spo ja dilte dot me ne fushe.”

Ndeshje e mire por mungoi kualiteti kur ata u mbyllen. Pa kualitet ndeshjet nuk fitohen dhe pastaj ishit edhe te pafat. U duk nje Inter si pa inat, nje nga ato ndeshjet qe duhet te fitohen me force ishte kjo…

(Conte nuk pergjigjet)

Nuk na degjon?

“Jo, nuk kam asgje per te thene.”

Nje hap prapa dhe problem i madh loja e Interit ne Europe?

“Ne cfare kuptimi? Sot ata kane bere nje sistem loje qe eshte Ave Maria Amen. Ndryshojne menyren se si luajne ndaj nesh.”

Kesaj skuadre ne Europe i keni bere pese gola ne gusht.

“Na kane perballur ne menyre te ndryshme. Mendoni perpara se te beni keto lloj pyetjes.”

Po ti Conte nuk e ke nje plan B per te kthyer keto situata?

“E kemi por nuk jua tregojme qe te mos e bejme publike perndryshe na e vjedhin edhe planin B dhe morem fund pastaj.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

15 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

16 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

16 hours ago