Mungojne ende edhe tre ndeshje kampionati, por sic lexohet edhe ne komunikaten e shkarkimit te Piolit, Interi po punon qe tani ne prag te sezonit te ardhshem.
Corriere dello Sport flet per kete gje, dhe mundohet te zbuloje skenare te mundshme per sa i perket te ardhmes se lojtareve. E perditshmja italiane ka perpiluar nje liste dhe i ka ndare lojtaret ne tre grupe: kush qendron, kush largohet dhe kush eshte ne dyshim per tu larguar.
KUSH QENDRON – Handanovic pritet qe te mbroje porten interiste edhe sezonin e ardhshem. Te sigurt qe do te veshin bluzen zikalter perseri jane edhe Ansaldi, Joao Mario, Gagliardini, Candreva dhe Pinamonti. Icardi do te kete merkato, por do te qendroje: atij klubi i kerkon me shume leadership. Medel do te rinovoje: sjellja e tij profesionale nuk ka zhgenjyer kurre, pavarsisht ndonje gabimi ne fushe. I njejti diskutim edhe per Danilo D’Ambrosio.
KUSH LARGOHET – Te sigurt largimet e Carrizos, Nagatomos, Santon, Sainsbury (qe eshte ne huazim), Yao dhe Biabiany. Nderkohe do te tentohet qe te rekuperohen para per merkaton me shitjen e Murillos (qe vleresohet nga Corriere dello Sport me 18 milione euro) dhe Brozovic (25 milione).
JO TE SIGURT QE QENDROJNE – Berni mund te vazhdoje te beje portierin e trete, po ashtu si Andreolli qe mund te qendroje si mbrojtesi qendror i fundit ne liste. Per tu kuptuar cfare do te ndodhe nese do te kete oferta per Eder, Banega de Kondogbia qe nuk jane te pashitshem. Do te vleresohen edhe ofertat per Miranden (jo me i pashitshem) dhe Perisic (klubi deshiron ta mbaje, por ndonje oferte 60 milione euro…).
Kjo eshte nje foto nga faqet e Corriere dello Sport, per te ilustruar gjithcka cfare eshte shkruar me lart.
Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…
Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…
Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…
Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…
Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…
Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…