Categories: Uncategorized

Corriere – Klauzole anti-Juventus ne kontraten e Icardit nese transferohet tek Roma: ja detajet

Shitja e Icardit dhe situata e tij aktuale tek Interi eshte nje objekt diskutimi prej shume kohes ne Itali tashme. 

Te shumta jane lajmet qe qarkullojne cdo dite per ish-kapitenin e Interit qe mardheniet me klubin e tij i ka ne minimum dhe nuk do te ishte cudi nese do te kalohej shume shpejt edhe ne dyert e gjykates.

Nese nuk do te gjendet nje klub i ri per te qe do te ofroje aq sa deshiron Interi, atehere ai rrezikon seriozisht te qendroje ne tribune per nje sezon te tere.

Por, ne oret e fundit po flitet per nje hipoteze reale se ai mund te kaloje tek Roma dhe zerat se Roma do te beje sponden per Juventusin nuk jane te pakta.

Bondi i leshuar nga Roma disa jave me pare – shpjegon Corriere dello Sport – ndihmon te kuptosh pse James Pallota po mendon te bleje Mauro Icardin si nje perjashtim nga parametrat ekonomik te momentit.

Pikepyetjet jane jo pak te vogla se pse Roma do te bente kete invesim nderkohe qe nga ana ekonomike ne kete vit pa Champions League nuk eshte se po shkelqen.

Roma deshiron ta bleje ate 30 milione euro plus kartonin e Edin Dzeko, por sipas disa thashethemeve te merkatos, Roma deshiron ta bleje per kete shume dhe ta shese vitin tjeter tek Juventusi disa milione euro me shtrenjte.

Mendohet se kjo ka qene nje ide e Juventusit dhe e Paratici e menduar prej muajsh tashme si nje Plan B nese Lukaku do te deshtonte.

Por ashtu si edhe njihet tashme, Beppe Marotta eshte nje “ujk i vjeter” i merkatos dhe normalisht situata si keto nuk e gjejne dot asnjehere te papergatitur.

Keshtu, Marotta ka menduar te fuse nje klauzole ne kontraten e Icardit dhe marreveshjen e transferimit qe kalimi tek Juventusi nga Roma te ndalohet per dy sezonet e ardhshme.

Me pak fjale, Icardi mund te shkoje kudo, por vetem tek Juventusi jo deri ne vitin 2021-2022.

Nese ky ka qene vertete nje plan i Paratici, atehere ai ben mire qe te ndryshoje strategji sepse edhe ky plan po i deshton keqazi si ai per Romelu Lukaku.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Dzeko ‘kapet’ me Brozon pas ndeshjes: “Sa mire qe nuk luajti sot ai sepse nuk do te kisha asnje shans une per…”

Pas fitores se djeshme ndaj Viktoria Plzen me rezultatin e thelle 4-0, Inter ka shkuar ne 1/8 e Champions League.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana nuk i beson syve: “Jam totalisht i habitur nga ajo qe kam pare sot: nuk kisha pare ndonjehere nje…”

Diten e djeshme pas ndeshjes, per mediat ka folur edhe Andre Onana, qe ka pasur nje ndeshje teper te lehte.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, cmendet totalisht Laporta: “Kemi pare bashke Interin mbreme: nje torture. Jam i shkaterruar sepse ata…”

Joan Laporta, presidenti i Barcelones ka komentuar humbjen teper te rende te Barcelones diten e sotme 0-3 me Bayern Munich.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Asllani heq nje peshe te madhe nga shpina: “Falenderoj shume shoket e skuadres: me kane hequr nje…”

Me nje jave perpara se te perfundoje faza e grupeve ne Champions League, Inter ka marre kualifikimin e saj sot…

5 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE FITORE DHE CFARE LAJMI: “Menjehere pas ndeshjes lajmi me i bukur i zikalterve vjen direkt nga…”

Ka qene nje Inter fantastik ai sot ne Meazza ku zikalterit e kane fituar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen me rezultatin…

7 hours ago
  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

20 hours ago