Categories: MerkatoNe plan te pare

Corriere: “Marotta eshte shume i shqetesuar per te ardhmen e Eriksen: ai ka kuptuar se Antonio Conte nuk ka aspak besim te danezi.”

Pas dy ndeshjesh qe dukeshin kurajuese ndaj Napolit dhe Sampdorias, Christian Eriksen duket se eshte rikthyer ai i para-lockdown.

Pavarsisht rolit te ri ne 3-4-1-2 qe i gjeti Conte dhe qe duhet te nxirte ne pah kualitetet e tij, kjo gje nuk ka ndodhur.

Sipas Corriere dello Sport madje, ndermjet danezit te Interit dhe tranjerit Antonio Conte ne kete moment ka nje raport te akullt.

“Nga ana fizike, ai eshte shume mire. Por ne syte e Contes, ai vazhdon qe te jete nje lojtar qe ai nuk e ka dashur.”

“Rezultati eshte pare: jemi rikthyer ne kohen para lock-down, ku Eriksen ishte nje objekt i huaj ne formacionin e Interit.”

“Ai ne ate kohe e niste gjithmone nga pankina, sepse tekniku preferonte lojtare te tjere ne vend te tij.”

BESIM I PAKET – “Besimi i tranjerit Conte ne drejtim te Eriksen per hir te vertetes nuk ka qene asnjehere ne nivele maksimale.”

“Per shembull, mendoni vetem kaq: Vecino, i cili nuk ishte i grumbulluar ne fillim ndaj Bolognes, u therrit me urgjence nga Conte per te luajtur disa minuta edhe pse kishe bere vetem nje stervitje me shoket. Gje qe ndodhi edhe me Eriksen, vetem disa minuta perpara perfundimit.”

DYSHIME TE FORTA MBI TE ARDHMEN – “Nuk eshte dicka e re qe tekniku salentin ne janar donte Vidal dhe jo danezin.”

“Ne kete moment, Eriksen jo vetem qe nuk eshte i preferuari i Contes, por ka karakteristika komplet te kunderta me ate qe kerkon tekniku: vrapon shume, por me ritmin e tij dhe me top ne kembe.”

“Conte ka provuar ti gjeje nje pozicion ne fushe, duke krijuar nje pozicion trekuartisti ne skemen e tij, por pa sukses deri me tani.”

“Ne fillim kishte nje ndjesi pozitive, por me pas drita u fik dhe Eriksen u fut perseri ne tunel.”

“Ne kete moment, dyshimet e forta per te ardhmen e tij jane edhe per faktin nese ai do te qendroje tek Interi apo jo.”

“Ka shume nga ata qe mendojne se Conte nuk ka aspak besim tek ai dhe do te preferonte qe ai te shitej.”

“Nje lojtar me peshen e tij ne skuader qe nuk luan do te hapte vetem probleme te Interi dhe mediat do te suleshin te parat.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

SPECIALE – Gazzetta: “Po vjen Juventus-Inter: ja si eshte gjendja e dy skuadrave. Juve nuk ka…”

Inter ka rifilluar fitoret e saj ne Serie A me Sassuolon, dhe ka vazhduar me fitoret deri te ndeshja me…

2 days ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur italian flet ashper: “Flasim me superlativa per Interin, por shikoni pak Juventusin qe…”.

Fundjava tjeter eshte shume e rendesishme per Interin dhe per Juventusin: keto dy skuadra do te perballen me njera-tjetren. Kjo…

2 days ago
  • Uncategorized

Inter, Borja Valero zbulon: “Lautaro dhe Icardi kan pasur nje situate te sikletshme tek Inter. Kam qene une ai qe…”

Diten e sotme per DAZN ka folur edhe nje lojtar qe tek Inter ka lene vetem kujtime te mira: spanjolli…

2 days ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA SKY – Inter, ja formacioni anti-Bayern qe po mendon Inzaghi: “Per Asllanin ka vendosur qe…”

Inter diten e sotme do te niset per ne Munich, ku do te luaje neser nje ndeshje te vlefshme per…

2 days ago
  • Uncategorized

“Mostra” me kemben e arte: gola, assiste dhe leadership, Barella eshte gjithmone e me shume fantastiku i Interi!

Barellino me kemben e arte qe ka shume grinte eshte rikthyer. Pas nje nisje sezonale individuale shume te dobet, ai…

2 days ago
  • Uncategorized

Bayern Munich, 2 motive me shume per te mundur Interin e Champions League!

Java e fundit e grupit C te Champions League ku do te perballet Bayern Munich dhe Inter, nuk vlen shume…

2 days ago