Categories: MerkatoNe plan te pare

Corriere zbulon: “Arturo Vidal ka fituar edhe me Interin: ai ka kerkuar qe ne kontrate te kete edhe nje opsion…”

Arturo Vidal do te jete nje lojtar i Interit dhe per kete nuk ka me asnje dyshim. 

Te gjitha mediat kane dite qe thone “eshte ceshtje oresh”, por ne te vertete, po del qe ka qene ceshtje ditesh.

Jo per faj te Vidal, apo te Interi. Thjesht kjo merkato e ketij sezoni eshte e cuditshme ne menyren se si po funksionojne gjerat.

Tashme Vidal eshte ndare perfundimisht nga Barcelona dhe po pret thjesht te transferohet ne Itali, te zhvilloje vizitat mjekesore dhe te nise stervitjet nen urdhrat e Contes. Cfare mungon?

Ajo qe te gjithe e dime: mungon qe Interi te beje nje shitje, me shume mundesi Diego Godin tek Cagliari.

Por me sa duket, sipas Corriere dello Sport, Vidal ka arritur edhe nje ‘fitore te vogel’ me drejtuesit e Interit per sa i perket kontrates.

Ai kishte nje kontrate me Barcelonen deri ne 2021, por kontrata qe i ofronte Interi ishte dy vjecare, pra deri ne 2022.

Ai fillimisht ka kerkuar nje kontrate tre vjecare, por Interi nuk ka qene dakort duke pare moshen e tij.

Pas disa negociatash, eshte arritur nje vije e mesme ku ne nje fare menyre, ka peshuar deshira e Vidal.

Kiliani do te vije tek Interi me nje kontrate dy vjecare dhe me opsion 1 vit: Interi do mund ti zgjase kontraten ne cdo moment, por nderkohe, kontrata do te zgjatet automatikisht ne rast se Vidal luan nje numer te caktuar ndeshjesh ne sezonin e dyte.

Pra, nese ai do te jete nje protagonist, do ta fitoje ne fushe rinovimin automatik.

Sa para do te perfitoje Vidal nga kjo kontrate? Ne nje sezon te vetem, ai do te marre 6 milion euro per nje total 12 milione euro ne dy sezone.

Po kaq parashikohet edhe rroga ne sezonin e trete ne rast rinovimi.

Kete gje e tregon e perditshmja italiane qe shpjegon gjithashtu se ne Pinetina, kiliani do te gjeje nje si Nainggolan qe do te largohet vetem nese vjen ndonje oferte e rendesishme.

Keshtu, ata te dy do mund te luajne bashke dhe Interi do te kete dy lojtare te forte dhe te ngjashem duke dueluar me njeri-tjetrin se kush do te jete titullar: kjo gje vetem mund ta ndihmoje Interin, sepse konkurenca te ndihmon te rritesh.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Mkhitaryan nuk permbahet: “E verteta? Ky nuk eshte Interi qe duam. E them kete sepse…”

Eshte Henrikh Mkhitaryan, heroi i Franchit qe ka qene perkrah Simone Inzaghit diten e djeshme ne konference per shtyp per…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare bombe nga Cassano: “Kam marre vesh per nje oferte te re per Skriniar: lojtari nuk…”

Diten e sotme ka folur perseri Antonio Cassano i cili kesaj radhe nuk eshte ndalur vetem te ndeshjet e Interit,…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare nuk po thuhet ne kete moment per Samir Handanovic: “Inzaghi i ka treguar miqve te afert se ai ka…”

Me sa duket, ka dicka per Samir Handanovic ne kete moment qe sipas La Gazzetta dello Sport, "askush nuk po…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

1 day ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

1 day ago