Categories: Ne plan te pare

Dalbert-Biraghi, vjen lajmi i papritur: “Presidenti i Fiorentines i ka propozuar Interit…”

Ne fund te sezonit, jan te shumta ceshtjet e merkatos tek Interi qe duhet te zgjidhen nga drejtuesit.

Por kesaj radhe, ceshtja nuk perfshin vetem lojtare qe ndodhen ne Milano, por edhe lojtare qe jane ne huazim diku tjeter.

Po flasim per Cristiano Biraghi (lojtar i huazuar nga Fiorentina te Interit) dhe Dalbert (lojtar i huazuar nga Interi te Fiorentina).

Ne keto dite, Fiorentina po diskuton me shume klube per shume lojtare, dhe me sa duket, ka vendosur qe te diskutoje me Interin edhe per te ardhmen e dy lojtareve.

Nga Firenze, me sakte nga gazeta e njohur La Nazione, ka ardhur diten e sotme nje lajm per nje tratative te nisur tashme nga Fiorentina me Interin.

Sipas tyre, ne qender te negociatave eshte perseri huazimi (shkembimi) i Dalbert dhe Cristiano Biraghi ne Milano dhe Firenze.

“Presidenti i Fiorentines i ka bere Interit oferten e tij per vazhdimin e kesaj marreveshje: ai i ka propozuar Marottes qe Dalbert te qendroje te Fiorentina i huazuar dhe po ashtu Biraghi tek Interi.”

“Ai deshiron qe rinovimi i huazimeve te behet ne menyre identike dhe me te njejtat kushte.”

Keshtu, eshte shume afer qendrimi i Biraghi ne Milano edhe nje sezon tjeter pas ketij propozimi te Presidentit te Fiorentines, duke pare qe problemi i vetem per kete operacion, ishte nese Fiorentina do te pranonte apo dhe se Conte deshironte ta mbante Biraghin ne Milano.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon: “Inzaghi ka thene dicka qe klubit nuk i ka pelqyer fare: ka qene momenti kur…”

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…

1 day ago
  • Uncategorized

Del Piero mundohet te keshilloje Interin: “Kam kaluar momente te tilla edhe vete: ajo qe duhet bere eshte vetem nje.”

Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Nga kjo situate dilet vetem duke fituar. E kam vendosur: ne porte do te luaje neser…”

Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…

1 day ago
  • Uncategorized

Moratti: “E ardhmja e Interit? Duhet te kuptohen qellimet e Zhang. Nese ai do te shese, situata do te perkeqesohet sepse…”

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Stramaccioni nuk ka asnje dyshim: “Jam i bindur qe heret ose vone Inzaghi do…”

Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani konfirmon gabimin e madh ne merkato: “U zgjodh Lukaku por ne ate moment Interi humbi njehere e mire…”

"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…

1 day ago