Categories: MerkatoNe plan te pare

Di Marzio: “Denoncimi i Perez kunder Interit? Reali nje skuader hipokrite. Me thoni pak se cila…”

Duel Real Madrid-Inter apo Federata Italiane kunder Federates Spanjolle eshte tema e oreve te fundit tashme. 

Merkato mund te jete mbyllur ne Itali (ne Spanje ende jo), por duket se nuk ka marre fund totalisht ceshtja Modric.

Sic e kemi thene ne disa artikuj te ndryshem gjate dites se sotme, Reali ka denoncuar Interin tek FIFA per sjellje jo korrekte sepse pretendon se ka komunikuar me lojtarin pa lejen e tyre.

I pari qe eshte i xhindosur tek Reali eshte presidenti Florentino Perez qe nuk deshiron te pertype dot idene qe futbollisti me i mire i Real Madrid, kroati Luka Modric kerkoi me ngulm kalimin tek Interi per dite me radhe. Kjo eshte arsyeja kryesore qe ai ka denoncuar zikalterit.

Por per kete ceshtje ka folur sot edhe eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio i cili e ka quajtur Realin nje klub hipokrit dhe nese shikon faktet, ajo qe po ben Reali eshte hipokrizi e gjalle.

Po cfare tha Di Marzio sot per kete ceshtje? Ja fjalet e tij te plota:

“Jane thjesht hipokrizi merkatoje. Ajo qe po ben Reali eshte nje hipokrizi e gjalle.”

“Po me thoni dicka: cila eshte ajo skuader qe nuk kontakton me pare lojtarin per ta pyetur nese deshiron te transferohet tek ta. Cila eshte? Une nuk njoh ndonje skuader qe te beje nje oferte per nje lojtar pa folur me pare me te.”

“Nese ka rregulla per te, jane rregulla qe duhen ripare. Nuk jane normale. Asnje skuader nuk ben merkato ne kete menyre qe pretendon Reali.”

“Por duhet theksuar gjithashtu se kush kerkon autorizimin nga klubi qe ka ne pronesi lojtarin per te folur me kete te fundit e ben vetem pasi ka komunikuar me te dhe kane rene dakort parimisht. Eshte keshtu per te gjithe, jo vetem per Interin. Pse Reali nuk e ben? Prandaj e gjitha kjo me duket hipokrizi.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

2 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

2 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

2 hours ago