Me ne fund eshte mbyllur cdo gje pas jave e jave te tera zerash.
Ajo qe fillimisht u duk nje thashethem i nje merkatoje vere, eshte bere realitet sot nga Interi dhe nga Roma natyrisht.
Keshtu, vetem pak minuta me pare, Interi ka zyrtarizuar blerjen perfundimtare nga Roma te belgut Radja Nainggolan apo sic quhet ndryshe “Ninja”.
Nderkohe Roma nga ana saj, ka zyrtarizuar blerjen e Davide Santon dhe te Nicolo Zainolo.
Interi ka zyrtarizuar gjithashtu edhe kohezgjatjen e kontrates se belgut qe ka firmosur me Interin deri ne vitin 2022.
Natyrisht qe vlera e Nainggolan eshte shume me e larte se e dy futbollisteve te kaluar tek Roma dhe Interi ka paguar edhe nje shifer parash per kartonin e tij pervec kartonave te Santon dhe Zainolo, por pyetja qe ka bere shume veta te pyesin veten eshte: Sa ka kushtuar realisht Radja Nainggola dhe sa i ka shitur Interi Davide Santon dhe Nicolo Zainolo tek Roma?
Sipas asaj qe behet me dije ne keto minuta nga FcInterNews.it, shifrat e transferimeve te lojtareve jane si me poshte:
Davide Santon eshte shitur tek Roma per shifren e 9,5 milione eurove.
Nicolo Zanilo eshte shitur tek Roma per shifren e 4,5 milione eurove.
Radja Nainggolan eshte blere 38 milione euro.
Por Interi, duke futur kartonat e dy lojtareve te saj ne loje, Romes do i paguaje vetem 24 milione euro cash.
Pra, ne bilancin zikalter Radja Nainggolan do te peshoje vetem 24 milione euro, por lajmi super ne kete mes eshte se bilanci zikalter lulezon me shitjen e Davide Santon dhe Nicolo Zainolo qe kane sjelle ne kasat zikalter 14 milione euro, por 13 nga ato jane plusvalence e paster dhe mund te perdoren per te kapur shifren e 45 milioneve te kerkuara nga UEFA.
Inter ka fituar ne fushen e veshtire te Atalantes me rezultatin 2-3 dhe ka marre ne shtepi nje tre pikesh…
Simone Inzaghi, tekniku i Interit, pasi ka folur per Sky Sport, ka folur edhe ne konference per shtyp, kur kesaj…
Duke folur per DAZN per humbjen ndaj Interit, Gian Piero Gasperini me sa duket nuk eshte dakord per kete takim…
Nje fitore shume e bukur per Interin dhe per ekonomine e kampionatit zikalter qe ka mbyllur ndeshjen 2-3 ndaj Atalantes.…
Simone Inzaghi, direkt pas ndeshjes se Bergamos, eshte ndalur ne mikrofonat e Sky Sport, perpara se te fliste edhe per…
Ka pasur goxha nostalgji diten e sotme nga ana e Ivan Perisic me ane te nje postimi ne rrjete sociale…