Categories: Uncategorized

NOTAT E NDESHJES – “Cfare note per Dzeko dhe per Barella: nderkohe, me i dobti i ndeshjesh shpallet…”

Inter ka fituar ne fushen e veshtire te Atalantes me rezultatin 2-3 dhe ka marre ne shtepi nje tre pikesh te arte.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve sipas FcInterNews.it:

ONANA 6,5 – Mbase mund te bente dicka me shume te Palomino, por pak rendesi ka. Ai fillon nje duel te rende edhe me arbitrin, duke fituar sekonda te rendesishme per Interin.

Gjithesesi, kamerunasi edhe pse mori nje karton te verdhe, ne nje menyre apo tjeter e ndihmoi Interin edhe ashtu.

Nderkohe, super ne pjesen e pare, me dy goditje te pritura dhe me pas me nje top te arte te gjate per Dimarcon qe per pak sa nuk shenon pas nje topi nga 80 metra largesi.

SKRINIAR 7 – E vetmja note negative e ndeshjes se tij ka qene humbja e Palomino qe solli edhe golin e dyte per vendasit.

Per sa i perket pjeses tjeter te ndeshjes, ka qene totalisht nje bishe per kundershtaret dhe kur ishte mundesia, futi ne pune edhe anen e tij te eger.

I drejte kartoni i verdhe ne fund per ate faull qe beri ndaj lojtareve te Atalantes.

DE VRIJ 5,5 – Zapata i iken dhe bie shume lehte, por ai ben shume pak per te shmangur ate penallti sepse zgjati goxha kemben.

Nje gabim qe i hap jo pak probleme Interit dhe ne pergjithesi konfirmon se lojtari ka pesuar nej renie te dukshme te formes.

Ne kompleks, sot ka qene mire, por Inter pret dicka me shume nga ai. Ne fund e vuan shume edhe Hojlund. Me i dobti i ndeshjes.

BASTONI 6,5 – E fillon ndeshjen me nej goditje ne gju nga Hateboer, por ja del te qendroje ne fushe.

Kur Zapata fillon dhe sulmon, ai perqendrohet dhe nuk e le te kaloje. Me mire ne pjesen e dyte, kur shihet shpesh here edhe ne zonen kundershtare.

NGA MINUTA E 72 ACERBI ME NOTEN 6 – Futet me idene per te mbrojtur ne menyren e vjeter dhe nuk kishte kohe per te bere aventura.

Cdo top qe shkon ne zone largohet nga ai dhe nuk mendohet gjate.

DUMFRIES 6,5 – Ne nje pike te lojes ishte shume i rende, por ka shume deshire per te ndihmuar Interin perpara.

Eshte energjik, por nervozohet nga markimi i ngushte i kundershtareve. Rritet ne pjesen e dyte, por nje problem i vogel fizik e nxjer jashte loje.

NGA MINUTA E 72 BELLANOVA ME NOTEN 6 – Futet ne momentin me te keq, me Atalanten qe sulmon pa pushim ne ato minuta.

Ben gjithcka per te mbyllur vrimat prapa, por fiton edhe nje faull te cmuar. Jem kontributin e tij, edhe pse me ndonje gabim te vogel qe duhet rregulluar.

BARELLA 7 – Mesfusha e Atalantes ka detyren per ta ndalur por numri 23 i Interit iluminon fushen me shume bindje.

Sa here ai ngre koken, ka shume telashe per kundershtaret. Nje ndeshje shume e mire, edhe pse nuk shenon dot apo nuk jep assist, dicka qe jemi mesuar ta beje shpesh.

CALHANOGLU 6,5 – Jo brilant, por i cmuar per ekonomine e Interit. Me prapa sot, tregoi se ka aftesi te medha edhe ne shkaterrimin e aksioneve dhe rekuperimin e topave.

Eshte lojtari me i organizar ne fushe dhe turku ka treguar se edhe njehere, ka nje hap tjeter prej javesh.

MKHITARYAN 6,5 – Pak poshte ritmi, por sa here ndizet, ben gjene e duhur. I cmuar ne fazen sulmuese por edhe ne markim.

Duhet te jete pak me shume nxites ne metrat e fundit, por shoket bejne ate qe ai nuk beri dot duke shenuar tre gola. Gjithmone prezent ne topat e dyte.

NGA MINUTA E 80 BROZOVIC PA NOTE. 

DIMARCO 6,5 – Pertej assistit ndaj Dzekos, ka pasur nje ndeshje shume konstante ne krahun e majte duke dominuar ndaj Hateboer edhe pse ky i fundit eshte me shume fizik.

Ka kapacitetin per te pasur vazhdimesi dhe kjo ehte dicka shume e mire: nje tjeter lajm i mire per Interin eshte ai.

NGA MINUTA E 80 ROBIN GOSENS PA NOTE.

MARTINEZ 6,5 – Demiral i qendron nga prapa sikur te ishte e dashura e pare ne moshen 15 vjecare dhe Toro nervozohet sepse nuk po arrinte te shkeputej dot.

Gjithesesi, ai arrin te shenoje, edhe pse ne fund, topin e tij e devijoi ne menyre decizive Palomino.

Nje ndeshje e madhe prej tij qe tregon edhe njehere se ai nuk e terheq kemben aspak per Interin edhe pse Boterori eshte prapa portes.

NGA MINUTA E 84 CORREA PA NOTE.

DZEKO 7,5 – Ne fund te ndeshjes ai nuk ka me fuqi, por Inzaghi e mban ne fushe sepse centimetrat e tij jane shume te rendesishme dhe nuk hiqet dot dore.

E kote qe te perseritet se dopieta e tij eshte prej nje dhelpre te vjeter dhe qe Interit i ben shume pune: i cmuar Dzeko.

Nderkohe, nuk duhet harruar se sa i rendesishem eshte ai per Interin edhe per shoket nga ana taktike. Do te jete pak para me moshen, por di te shenoje ne cdo menyre.#

TRANJERI INZAGHI 7,5 – Fiton ne Bergamo nje ndeshje qe ishte shume e veshtire me Gasperinin qe po tentonte gjithcka per te fituar ndaj Interit.

Edhe pse Inter shkon ne disavantazh, edhe njehere tjeter ai di si te pergjgijet dhe tregon se Inter ka ndryshuar marsh dhe ajo ne Torino ishte nje rast i vecante.

Pas Boterorit ne Katar do te jete ne fushe nje skuader tjeter, me me shume prespektive: kjo eshte ajo qe premton sot ky Inter.

ATALANTA: Musso 5,5, Scalvini 6 (dal 46′ Malinovskyi 6), Demiral 6 (dal 68′ Okoli 6), Palomino 6, Hateboer 5,5, Ederson 5,5, Koopmeiners 6, Mahele 6, Pasalic 5,5 (dall’83’ Boga sv), Lookman 6, Zapata 6 (dal 68′ Hojlund 6). All. Gasperini 5,5

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Inzaghi tregohet shume i ashper: “Scudetto? Boll me fjale, duhen fakte. Nuk mund te themi se…”

Simone Inzaghi, tekniku i Interit, pasi ka folur per Sky Sport, ka folur edhe ne konference per shtyp, kur kesaj…

20 mins ago
  • Uncategorized

Atalanta, Gasperini nuk permbahet: “Inter i forte, por sot merituam ne dicka tjeter. Shikoni pak golin e pare: ata kane…”

Duke folur per DAZN per humbjen ndaj Interit, Gian Piero Gasperini me sa duket nuk eshte dakord per kete takim…

36 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Andre Onana: “Kemi treguar karakter te madh. Top i gjate per Dimarcon? E thjeshte kur…”

Nje fitore shume e bukur per Interin dhe per ekonomine e kampionatit zikalter qe ka mbyllur ndeshjen 2-3 ndaj Atalantes.…

40 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse nuk Brozovic nuk luajti nga fillimi. Me vjen keq per…”

Simone Inzaghi, direkt pas ndeshjes se Bergamos, eshte ndalur ne mikrofonat e Sky Sport, perpara se te fliste edhe per…

45 mins ago
  • Uncategorized

Perisic dhe Kovacic, sa gje e bukur: “Ivan poston ne rrjete sociale se te dy po ndiqnin Inter kur…”

Ka pasur goxha nostalgji diten e sotme nga ana e Ivan Perisic me ane te nje postimi ne rrjete sociale…

53 mins ago
  • Uncategorized

INTER, I PARI QE FLET ESHTE HEROI DEZKO: “Jam Edin, nuk po luaj per rinovim, por po luaj per…”

Inter sapo ka fituar ndeshjen e saj ndaj Atalantes duke e mbyllur keshtu shume mire per kete vit 2022 kampionati…

2 hours ago