Plot dyzet dite pa fituar nje ndeshje ne Serie A: La Gazzetta dello Sport sjell sot keshtu te dhenat shqetesuese per Interin qe filluan nga ato pese minuta te mallkuara ne derbi.
Pervec fitores ne Kupen e Italise kunder Romes, Interi ka treguar veshtiresi te medha ne nivel rezultatesh ne muajt e fundit.
Nga Milani te Milan: rrethi u mbyll? “Me 1-0 e Perisic ne pjesen e pare, Interi po kalonte kushurinjte ne +7 ne klasifikim.”
“Potencialisht piket ishin +10 ne fakt, sepse Inter kishte nje ndeshje me pak ndaj Bolognes per te luajtur ende.”
“E perkthyer: Interi do te kishte mbyllur virtualisht lojen per Scudetto. Por ne fund te ndeshjes, e gjeti veten -4 pike nga Milani dhe gjithcka dukej faj i tre minutave te izoluara.”
“Por ne realitet ishin vetem shenjat e para te nje krize sistemi”, nenvizon La Gazzetta dello Sport, e cila me pas flet edhe per ndeshje ne 22 janarit ndaj Venezias ne San Siro qe perfundoi 2-1 per Interin.
“Nga aty ku luhej me liri dhe pa menduar shume, tani Interi po ben te kunderten, duke luajtur si e burgosur dhe duke menduar me shume nga sa duhet.”
“Ne dy ndeshjet e fundit nuk eshte pesuar gol, por prapa eshte rrezikuar shume. Problemet jane te rendesishme dhe duhen rregulluar menjehere.”
“Pikerisht per kete fakt lajmet e fundit nga Appiano Gentile flasim per nje Simone Inzaghi qe ka vendosur te beje nje mbledhje te papritur me lojtaret: ai ne menyre urgjente deshiron te flase me ta, te kuptoje kush eshte mire e kush jo per te bere zgjedhjet me te mira. Inzaghi mendon se nga ky moment mund te dilet vetem duke qene bashke.”
Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…
Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…
Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…
Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…
Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…
Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…