Categories: Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte.

Tani i gjithe fati i kalimit te grupeve eshte ne duart e zikalterve qe me nje fitore ndaj Viktoria Plzen, do te siguronin kalimin ne fazen tjeter.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve pas ndeshjes nga FcInterNews.it: 

ONANA 6,5 – Rikthehet ne Milano me tre gola ne porte, por te te tre golat mund te bente shume, shume pak.

Aq here sa mundet pret por golat kane qene te pakapshem dhe jane shenuar vetem nga pak metra larg portes. E i fundit, pas nje devijimi.

Nje ndeshje me karakter edhe e tij, qe tregon se ka shume ne artilerine e tij per te treguar ende per Interin.

SKRINIAR 7,5 – Shirti i kapitenit e ben te rrise nivelin e tij dhe diten e djeshem ka ardhur edhe konfirmimi per kete.

Merr shume goditje, por ngrihet po aq here per te luftuar kunder kundershtareve qe ishin shpesh here edhe me te shumte ne numer. Lider.

DE VRIJ 6,5 – Pertej golit te gabuar pas golit te Dzekos, prapa e ben detyren e tij deri ne fund, pothuajse duke anulluar Lewandowskin.

Por ky i fundit gjen golin ne fund pikerisht pas nje largimi te gabuar te De Vrij, qe tentoi te largonte me aq sa mundi.

BASTONI 7,5 – Ka fatin e keq qe te devijoje ne porte goditjen e piset te Lewandowski, por nuk e meritonte kete pas ndeshjes super qe beri.

Kualitet shume i larte, si ai top i cmuar per Barella qe dergon totalisht ne tilt Pique dhe Garcia te Barcelona.

Me pas, edhe nje nderhyrje fantastike ndaj Dembele duke mos e lene te mos afrohet me porten fare. Gavi nderkohe nuk u duk aspak nga pozicioni i tij sot…

NGA MINUTA E 85 ACERBI – Pa note.

DUMFRIES 7 – Sulmues i shtuar, eshte pikerisht ai qe gjen hapsirat qe duhet sikur te mos kishte nje te neserme dhe niset gjithmone si nje kal i cmendur.

Ter Stegen ben shume mire kunder tij. Nderkohe, teper i kujdesshem prapa ndaj Marcos Alonso dhe Dembele. Nje spektakel pastaj kur tregon muskujt ne mesin e fushes.

BARELLA 7,5 – Nje lider, qe merr perdore lojtaret dhe shoket ne momentet me te veshtira dhe i jep kurajo.

Nje permbysje ajo e Interit qe ka vulen pa diskutim te Barella. Nje kapiten i heshtur ne fushen e lojes, qe si rralle here ka luajtur shume dhe ka folur pak.

NGA MINUTA E 85 – Kristjan Asllani pa note.

CALHANOGLU 7 – Eshte ai lojtari qe nis Lautaron te shenoje golin e 2-1 dhe eshte vetem nje tregues i ndeshjes se madhe te turkut.

Perseri si regjizor, ai e kontrollon shuem mire lojen dhe aplikohet teper mire perballe Busquets qe eshte nje specialist.

Ne pjesen e dyte e ngre me shume koken dhe nivelin e lojes. Ai drejton mesfushen deri sa ka benzine. Bravo vertete.

NGA MINUTA E 76 ROBIN GOSENS ME NOTEN 7 – E kush do e kishte imagjinuar qe duke u futur do te ishte deciziv duke pare momentin qe po kalon?

Shume pak, por ne fund, eshte pikerisht goli i tij qe ben diferencen dhe qe per pak sa nuk beri Interin te festonte kualifikimin.

MKHITARYAN 7 – Shume i aplikuar, ne te dy gjysmefushat. E respekton detyren e tij dhe furnizon shpesh here Bastonin dhe Dimarcon sa here jane te lire.

Por ka nje teknike mbi mesataren. Ndonje gabim i vogel, por luan 96 minuta prej profili te larte. E per pak do te kishte shenuar edhe 3-4 nese Asllani do i kishte pasuar…

DIMARCO 6,5 – Del nga fusha totalisht pa energji pas nje ndeshje te mbushur plot me personalitet. Sa keq qe eshte ai qe e humbet duelin me Raphinha te goli i pare.

Gjithesesi, ben shume mire ne pjesen e dyte, duke ndihmuar skuadren sa here ka mundesi duke dale para.

NGA MINUTA E 66 DARMIAN ME NOTEN 6 – Rrezikon shume te nderhyrja e Dembele, por shpeton paq.

Futet ne nje faze te cmendur te ndeshjes por e menaxhin mire stresin. Ai fut ne loje eksperiencen e tij.

MARTINEZ 8 – Nje note e stonuar ne pjesen e pare, kthehet si nje perbindesh ne te dyten dhe rrezon komplet prapavijen e Barcelones.

Ai ne mes te dyshes Pique-Garcia ben gjera qe ata do i mbajne mend gjate. Perplaset, dialogonn me shoket, pason, godet, ka force. Gjithcka qe nje sulmues duhet te kete.

Goli dhe me pas pasimi per Asllani ne fund fare qe gabohet nga shqiptari, ishin thjesht disa momente kulminante te nje ndeshje te madhe. E nuk duhet harruar edhe assisti i mrekullueshem per Gosens.

DZEKO 6 – Fati nuk e konsideron aspak ate qe ne pjesen e pare shume afer portes godet vetem tranversen e Ter Stegen.

Por nuk dorezohet dhe lufton fort per cdo top. Perpara ben sponden dhe prapa ben spastruesin e topave.

NGA MINUTA E 76 BELLANOVA – Ne fund te ndeshjes ben nje tackle fitues qe te kujton McDonald Mariga 12 vite me pas.

Nje moment teper i bukur qe i jep Interit frymemarrje. Pastaj, provon vetem te largoje topa duke provuar dicka edhe ne gjysmefushen kundershtare me ritmin e tij te larte.

TRANJER INZAGHI 7 – Kush mendonte se skuadra e tij do te parkonte autobuzin ka mbetur i zhgenjyer. Ai jep nje leksion jete per Xavi dhe te gjithe Camp Nout.

Arrin qe te hedhe ne fushe nje Inter teper te ludhur, dhe qe e meritoi qe te goditste rende perpara 92 mije vendasve.

Te mos harrojme: Barca kishte mungesa, por Interi ishte pa dy lojtaret e saj me te rendesishem, Romelu Lukaku dhe Brozovic. Jo pak, eh?

BARCELLONA: Ter Stegen 6,5, Sergi Roberto 6 (dal 72′ Kessié 5,5), Piqué 5,5, Eric Garcia 5,5, Marcos Alonso 5,5 (dal 72′ Baldé 6), Gavi 6 (dall’84’ Ferran Torres sv), Busquets 6 (dal 64′ De Jong 6), Pedri 6,5, Raphinha 6 (dal 64′ Ansu Fati 6), Lewandowski 7, Dembelé 6. All. Xavi 5,5

ARBITRI: MARCINIAK 6,5 – Kishte shume reflektore, me nje ambient katalanas qe do te kishte kushtezuar shume arbitra ne bote, por ai nuk do t’ja dije.

Tapat ne vesh dhe bilbin ne goje, drejton nje ndeshje ashtu si duhet ta drejtoje cdo arbiter. Asnje gabim i madh, vetem disa defekte te vogla.

Por ka nje por te vogel: Dembele mbase meritonte kartonin e kuq, por duhet te kishte qene me shume detyra e VAR ajo.

ASSISTENTI: Sokolnicki 6 – Listkiewicz 6

VAR: Kwiatkowski 5,5

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

20 mins ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

20 mins ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

21 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

21 mins ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Barcelona-Inter, Gazzetta nuk permbahet: “Po tani cfare do te thote Xavi? Inter dje e pesoi kur…”

La Gazzetta dello Sport diten e sotme i ka kushtuar nje vend te vecante edhe movioles se Barcelona-Inter. Ata kane…

4 hours ago